KreuCelebrity

Léonie Cassel ndjek gjurmët e Monica Bellucci-t, debuton në pasarelën e Dolce & Gabbana

Léonie Cassel ndjek gjurmët e Monica Bellucci-t, debuton në
Léonie Cassel, vajza 16-vjeçare e ikonës së kinemasë Monica Bellucci dhe aktorit Vincent Cassel, ka hedhur hapin e parë në botën e modës me një debutim të bujshëm në pasarelë.

E reja ishte pjesë e sfilatës prestigjioze Dolce & Gabbana Alta Moda, të organizuar në Taormina të Siçilisë, ku pati nderin të çelte spektaklin me koleksionin më të ri të markës italiane.

Për paraqitjen e saj të parë si modele, Léonie u shfaq me një fustan të frymëzuar nga natyra, të zbukuruar me motive shumëngjyrëshe lulesh, të kombinuar me aksesorë elegantë dhe një kurorë me lule natyrale në flokë. Performanca e saj tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u konsiderua një nga momentet më të spikatura të mbrëmjes.

Në rreshtat e parë të eventit ishin të pranishëm emra të njohur të botës së artit dhe showbiz-it, mes tyre Monica Bellucci, Jennifer Lopez dhe Christian Bale, të cilët ndoqën nga afër prezantimin e koleksionit.

Léonie është njëra nga dy vajzat e Monica Bellucci dhe Vincent Cassel. Dy aktorët, të cilët i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2013, vazhdojnë të mbeten ndër ish-çiftet më të njohura të kinemasë ndërkombëtare.