KreuStil Jetese

Një gotë verë për zemrën

Vera është një nga pijet e pakta alkoolike e cila madje këshillohet edhe nga mjekët për tu konsumuar rregullisht, por në një masë të vogël. E quajtur edhe si “Pija e Perëndive”, vera prodhohet nga fermentimi i rrushit.

Sipas studimeve më të fundit, një gotë verë e kuqe përmbajnë sasi të lartë antioksidantësh, duke patur kështu një ndikim pozitiv në zemër dhe gjithashtu e në qarkullimin e gjakut. Flavonoidet që gjenden një një gotë verë janë shumë të mira për shëndetin.

Këto flavonoide janë të njhura për cilësitë e tyre antioksiduese dhe ndihmojnë trupin që tu rezistojë viruseve dhe qelizave kancerogjene. Nga ana tjetër edhe antioksidantët që ndodhen në gotën e verës ndihmojnë organizmin që tu rezistojë tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare të cilat gjatë viteve të fundit janë përhapur shumë në të gjithë botën.

Por edhe pse vera sjell shumë të mira, kur teprohet me të, në vend që organizimi të përfitojë nga vetitë e saj ai dëmtohet. Mos harroni, që konsumi ditor i cili sjell përfitime në organizëm është vetëm një gotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF