Çdo marrëdhënie kur nis është një risk dhe ne do ishim shumë të lumtur nëse do e dinim që në fillim se sa do të zgjaste ajo, por kjo gjë është pothuajse e pamundur. Megjithatë, ka disa shenja që tregojnë se marrëdhënia e një çifti është harmonike dhe do të zgjasë në kohë.
Psikologu Gleb Tsipursky, Ph.D. ka bërë me një listë të këtyre shenjave.
Përkujdesja në situata stresuese
Në një marrëdhënie gjithmonë ka situata stresuese, ku kërkohet një reagim i menjëhershëm dhe në momente të tilla ju duhet të plotësoni njëri-tjetrin. Kjo do t’ju ndihmojë që të shmangni veprimet e nxituara dhe reagimet tepër të ngadalta. Psh: nëse jeni impulsiv në situatë stresuese, një partner i qetë dhe i balanuar duhet t’ju ndihmojë që të merrni vendimet e duhura në vend që të hidheni në përfundime të menjëhershme.
Mënyra e tij e sjelljes
Ju dhe partneri jeni individë të rritur dhe të pavarur, secili prej jush ka mendimet, preferencat dhe pikëpamjet personale. Këto pikëpamje mund të jetë e ngjashme ose plotësisht të ndryshme. Është e rëndësishme që të kuptoni se mendimet dhe ndjenjat e partnerit nuk janë identike me tuajat. Asnjëherë mos merrni vendime për dy dhe mos pretendoni se është e lehtë të lexoni mendjen e partnerit. Është gabim! Komunikimi mes çiftit është çelësi për një marrëdhënie të shëndetshme dhe harmonike.
Kërkesat
Kjo pikë vijon nga ajo e mëparshme. Mos prisni që partneri juaj të fillojë t’ju lexojë mendimet. Jini të hapur dhe të sinqertë, ndani ndjenjat dhe shqetësimet me partnerin tuaj. Për shembull, nëse doni ta përqafoheni, tregojani këtë kërkesë apo dëshirë. Partneri juaj mund të veprojë sipas vullnetit të tij, por jemi të bindur që nuk do e refuzonte një dëshirë të tillë.Moskomunikimi sjell fundin e një lidhjeje, prandaj është e rëndësishme që të flsini sa më shumë, edhe për gjëra që në pamje të parë mund t’ju duken të parëndësishme.




Shëndet të mirë? Mjafton një filxhan caji jeshil



Buzëkuqet, ja të gjitha ngjyrat IN të vitit 2018





Hotel akulli për pushime drithëruese




Vendet më të mira për tu vizituar në vitin 2018

Trendet e flokëve, 2018-ta rikthen stilet retro


