KreuStil Jetese

Gal Gadot dëshmon se roza është e preferuara edhe e ditëve të acarta!

Eh, kush e di sa po gëzojnë tani adhurueset e rozës…edhe pse me siguri ky nuk është lajmi më i mirë për të apasionuarit pas të zezës. Megjithatë, kjo nuk ka rëndësi kur ikonat e kinematografisë dinë të përfaqësojnë modën më së miri. Prej kohësh jemi mësuar t’i referohemi Gal Gadot për inspirim për veshjen, por duket se këtë herë Wonder Woman ka thyer çdo pritshmëri.

Nëse menduat se roza e ndezur i përkiste sezonit që lamë pas, atëherë gaboheni. Aktorja vendosi që këtë javë të paraqitej me një kostum të së njejtës ngjyrë, e jo vetëm kaq. Kombinuar me një body rozë shumë të mbyllur, Gal i dha një tjetër kuptim ditëve të ftohta. Si për të mos mjaftuar kjo, Gadot kishte veshur edhe një palë sandale ngjyrë mishi, edhe pse po flasim për muajin e acartë të janarit!

Një kombinim i tillë i ka tërhequr jo pak vëmendjen ekspertëve të modës, të cilët e kanë cilësuar si ‘veshja e ditëve të para të vitit’.  Si ju duket kjo paraqitje – do kishit guxuar ta provonit pikërisht tani?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF