Kur bëhet fjalë për udhëtimet, përgatitja e bagazheve është ajo që na tensionon më së shumti. Kështu, nuk interesohemi shumë për veshjen gjatë udhëtimit, madje synojmë të ndihemi sa më rehat me atë çka zgjedhim. E mos të flasim për udhëtimet në orët e para të mëngjesit, që ta largojnë plotësisht mendjen nga çdo gjë tjetër në tërësi.
Por, ja që dhe veshja e përzgjedhur gjatë fluturimit ka rëndësinë e saj, e jo pa arsye. Ka një sërë faktorësh që ndikojnë në ndarje të tilla, e do ta kuptoni pse. Më poshtë ju paraqesim tre llojet e paraqitjeve që nuk këshillohen aspak në udhëtimer ajrore.
1. Fustane apo funde shumë të gjata
Fillimisht, pika e sigurimit do të mendojë se po fshihni diçka nën veshje, e kështu kontrolli do të dyfishohet. Së dyti, mos harroni se kur ngjisni shkallët e avionit, nuk do kishit dëshirë të rrëzoheshit, apo jo?
2. Veshje me zbukurime metalike
Nuk do t’i shoëtoni dot kurrë alarmit tek pika e kontrollit, ashtu sikurse nuk besojmë se do të keni kohë të ndërroni pantallonat në mes të aeroportit…!
3. Pantallona me shumë xhepa
E keni parasysh kur ju lajmërojnë ‘nxirrni çdo send ka xhepat’? Eh, kur ke shumë xhepa, me siguri diçka do të harroni diku…dhe do të ktheheni shumë herë prapa tek pika e kontrollit.




Adelina e fillon 2018-ën në mënyrën e saj














Ja si duhet të jetë mëngjesi juaj sipas shkencës

