KreuStil Jetese

Ja si ta përshtasim make-up-in me ngjyrën e veshjes

Është bukur të veshësh ngjyra të ndritshme e të gjalla, por problemi që lind është: çfarë tualeti të bëjmë? Çdo ngjyrë veshje ka edhe ngjyra make-up-i me të cilat përshtaten në mënyrë të përkryer dhe bëjnë efektin WOW! Po ju tregojmë se cilat janë ato.

Tualeti me fustan të zi:

Thuhet se me të zezën shkon çdo gjë, por ka gjithmonë diçka që mund të jetë akoma edhe më mirë. Kur visheni me të zeza pamja më e sofistikuar e bukurisë është një ngjyrë shumë e lehtë dhe e ndritshme, me një skuqje trëndafili tek faqet, një hije neutral tek sytë dhe një buzëkuq intensiv, e ajo që rekomandohet është ngjyra e kuqe. Nëse doni të përqëndroheni më shumë tek sytë se sa tek buzët, atëhere zgjidhni smokey eye, ndërsa për buzët një ngjyrë nude.

Tualeti i duhur me fustan të bardhë:

Me të bardhën, në fakt, ju keni…një letër të bardhë. Ngjyra e bardhë duket bukur me një tualet që shkëlqen, me një look intensive apo edhe me kontraste. Një fustan i bardhë është njësoj si një kanavacë që do të shëndërrohet, sipas rastit, në një pamje seksi apo një bardhësi të pastër.  Të gjitha ngjyrat janë të përshtatshme për të bardhën. Nëse keni veshur një të bardhë të ftohtë atëhere më mirë zgjidhni një tualet të lehtë me hije të lehtë tek sytë nëse është e bardhë e ngrohtë atëhere edhe tualetin bëjeni të tillë.

Tualeti me fustan blu:

Me fustan ngjyrë blu zgjedhjet më të mira të make-up-it janë ato në ngjyrë bronzi apo kafe të errët të përzier me gri të lehtë. Me këto hije tek sytë për buzët zgjidhni ngjyrë nude. Ndërsa në rast se doni të fokusoheni tek buzët, atëhere shkon për shtat ngjyra vjollcë.

Tualeti me fustan jeshil:

Make-up-i më i sofistikuar që ju mund të përdorni nëse keni veshur një fustan të bukur jeshil, është ai nude. Mbajeni fytyrën të pastër. Mjafton vetëm pak skuqje tek faqet. Në këtë mënyrë i jepni theks të plotë bukurisë së gjallë të kësaj ngjyre, pa e penguar atë me hije të tjera.

Tualeti me fustan të kuq:

Çdo buzëkuq i kuq që nuk është e njëjta ngjyrë si e fustanit të bezdis. Nëse vendosni për buzë të kuqe, atëhere ngjyra duhet të jetë identike me atë të fustanit. Në këtë rast sytë tuaj nuk duhet të rëndohen kurrsesi. Ato duhet të jenë sa më natyralë, pasi keni përdorur një ngjyrë shumë të fuqishme për buzët.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF