Gjatë festave veshja e diçkaje të kuqe duket domosdoshmëri. Kjo ngjyrë ka kohë që ka pushtuar tapetin e kuq, shfaqjet televizive, dhe ngjarjet në mbarë botën. Duke filluar që në ditët e para të dhjetorit, VIP-at duket sikur kanë kanë konkurruar njëri-tjetrin kush e kush të veshë ngjyrën e kuqe më të ndezur.
Ngjya e pasionit, e zjarrtë dhe seksi merr tjetër konotacion për festa e sigurisht nuk ka grua që nuk ka dëshirë ta veshë atë, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se rezultati do të jetë pozitiv e ju do të merrni notën 10-të. Prandaj është mirë të mos mbetemi peng i saj, ndonëse i shkon festave.
E rëndësishme është që jut ë ndjeheni mirë, pavarsisht nëse ngjyra e rrobave që keni zgjedhur përshatet apo jo me simbolin e festës. Do të ishte më mirë një ngjyrë e kuqë që j’u bën të dukeni jo dhe aq bukur apo një ngjyrë tjetër që do t’ju bënte të ndjeheshit e dukeshit si një modele në pasarela? Me bindje të plotë të gjitha do të zgjidhnim të dytë. Prandaj të kuqen konsiderojeni si mundësi, por nëse nuk ju shkon mos e mendoni dy herë për ta zëvendësuar.








Ja si duhet të jetë mëngjesi juaj sipas shkencës




Filmat e Krishtlindjeve që nuk duhen humbur



Katër ngjyrat me “in” të flokëve për vitin 2018




