Tashmë mund të quhemi “zyrtarisht” në periudhë festash dhe gjatë kësaj periudhe shumë prej nesh e teprojnë me ushqimin që konsumojnë, duke bërë kështu të shtojnë peshë të padëshiruar. Në shkrimin e më poshtëm do të gjeni disa mënyra shumë të thjeshta për të shmangur peshën e padëshiruar.
Shëtitje në natyrë
Është vërtet shumë e habitshme se sa ndikim ka një shtitje në mëgjes në natyrë për ruajtjen e peshës së trupit dhe për të shmangur shtimin e saj. Por nëse e keni të pamundur të shëtisni në mëngjes, atëherë mund ta bëni një gjë të tillë edhe gjatë mbrëmjes. Bëni një ecje të ngadaltë, e cila është mënyra më e mirë për të djegur kaloritë e tepërta.
Synoni ushqimet me pak kalori
Edhe pse është periudhë festash, përpiquni të shmangni ëmbëlsirat dhe ushqimet të cilat përmbajnë kalori të shumta. Synoni ushqime që përmbajnë më shumë fibra, si patatja e ëmbël. Gjithashtu edhe spinaqi duhet të jetë në listën e ushqimeve tuaja e shumë thjeshtë embëlsirën mund ta zëvendësoni me një kokërr mollë.
Mos u stresoni
Përpiquni të qëndroni sa më të qetë gjatë ditëve të fundit të këtij viti duke shmangur stresin, pasi është pikërisht stresi ai i cili ndikonë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në shtimin e peshës së padëshiruar. Stresi bën që trupi të mbajë yndyrnë dhe nivelet e hormnit të urisë të rriten vazhdimisht duke ju shtyrë të hani shpesh herë. Gjithashtu nuk duhet të harroni të pushoni, gjumi i bërë gatë natës është shumë i rëndësishëm.


Katër ngjyrat me “in” të flokëve për vitin 2018





Buzë të fryra? Jo më, ja trendet e vitit 2018



Xhinset, modelet e duhura për çdo formë trupi



Projekto të ardhmen me New Generation




Fustani perfekt i Krishtlindjeve!!!


Ngjyra e flokëve, tendencat për vitin 2018
