Shumë prej nesh kanë parë sesi personazhe të njohur, mes tyre edhe vajzat e kopertinave tona janë transformuar nga artistët e make up-it dhe estetikës të New Generation. Por, sot do të zbulojmë si ishin fillimet e këtij kolegji, cilat janë programet, pse kanë qenë kaq të suksesshme punët e tyre sot në televizione apo pasarelat e modës, por jo vetëm. Administratori i New Generation shpjegon edhe pse të rinjtë e diplomuar sigurojnë punë fill pasi dalin nga kolegji.
Prej sa vitesh New Generation ushtron aktivitetin e saj? Na flisni pak për historikun tuaj?
New Generation vjen me një histori si kolegj Profesional i licensuar nga MAS prej vitit 2009 si Institucion i Arsimit të Lartë. Në këtë mënyrë Kolegji New Generation u bë e vetmja shkollë që ofronte programe studimi profesionale të akredituara në këto fusha, duke ndërtuar një model konkurues dhe të suksesshëm të profesionistëve si në Shqipëri edhe në Europë. Një punë e tillë dha rezultatin e vet në punësimin 100 % të studentëve brenda dhe jashtë vendit në Komunitetin Europian dhe më gjerë, duke shënuar kështu një rast unik.
Kjo histori tregon që ju jeni pjesë e Institucioneve që ofron Arsim dhe Formim Profesional me një traditë të suksesshme. Çfarë keni vënë re në këto vite?
Vihet re një interesim gjithnjë në rritje nga viti në vit jo vetëm i prindërve, familjarëve por edhe nga vetë të rinjtë të cilët shohin bashkëmoshatarët teksa orvaten për të siguruar një vend pune, ndërkohë që me këto profesione ata vetë, mirësistemohen dhe pozicionohen me dinjitet në shoqëri duke hapur bizneset e tyre apo nëpërmjet punësimit brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një faktor shumë i rëndësishëm që i favorizon janë edhe investimet e shumta në këtë fushë. Përveç qendrave të bukurisë në Tiranë dhe në rrethe, zhvillimi i turizmit ka bërë të mundur ngritjen e shumë hoteleve në bregdet, të cilat tashmë përveç akomodimit, ofrojnë edhe shërbime, trajtime, relaks dhe kanë të implementuar SPA në strukturat e tyre. Për kryerjen e shërbimeve të mësipërme, sigurisht lind nevoja për një staf të kualifikuar.
Sa kontribuon institucioni juaj në punësimin e studentëve?
Duke i dhënë studentëve tanë një formim të shëndetshëm teoriko-praktik përgjatë dy viteve të studimit, duke ju garantuar atyre zhvillimin e praktikës brenda laboratorëve të shkollës por dhe në institucione partnere, ne nxjerrim një format profesionisti shumë të kompletuar për programet përkatëse. Marrëdhënia jonë me këto institucione ka bërë të mundur që ata të kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme staf apo rekomandime për të. Vitin e kaluar kërkesat për staf të kualifikuar në shkollën tonë, ishin shumë herë më të larta se vetë numri i studentëve të diplomuar atë vit.
Ju shohim prezent në rrjetet sociale, në shumë emisione televizive, shumë prej tyre edhe live. Ky është një profil i veçantë që ju keni ndërtuar në bashkëpunim me partnerët. Mund të na e nënvizoni me pak fjalë rëndësinë që ka kjo për studentët tuaj?
Këto bashkëpunime së pari bëjnë të mundur nxitjen e ambicies profesionale mes studentëve që të arrijnë në ato nivele për të qenë pjesë e backstage-ve të këtyre
emisioneve. Së dyti, është një praktikë shumë e mirë për ta; zgjeron horizontin e tyre; nxit frymën e të punuarit në grup; jep adrenalinë në sajë të të punuarit shpejt dhe cilësisht ashtu si edhe kërkohet në spektaklet live.
Pas këtyre studentëve kaq të mirëformuar, besojmë qëndron një staf akademik shumë i përgatitur. Mund të na thoni dy fjalë?
Stafi i New Generation përbëhet nga disa anëtarë të cilët kanë kryer studimet jashtë Shqipërisë dhe disa të tjerë të cilët kanë studiuar në Shqipëri. Jemi munduar që i gjithë stafi të ketë një karriere akademike dhe profesionale të suksesshme dhe një pjesë e mirë e tyre janë me tituj dhe grada shkencore. Kjo bën që cilësia e mësimdhënies të jetë mjaft e lartë!
Menaxhimi i mirë i marrëdhënieve me stafin akademik, duke i konsideruar ata si një vlerë, aset brenda institucionit tonë, ka bërë të mundur që pjesa më e madhe e stafit të jetë stabël prej themelimit të Institucionit deri tani. Ky element ndihmon në ruajtjen dhe ngritjen e standartit vit pas viti duke e vënë theksin në nevojat e tregut, risitë e fushës etj.
Me një frekuencë të herëpasherëshme, pjesë e tyre bëhet edhe stafi i ftuar nga partnerët tanë të produkteve me të cilat zhvillojmë praktikën profesionale por edhe nga shkolla të tjera europiane me të cilat bashkëpunojmë.
Në formimin teoriko-praktik, përveç njohurive teorike, besojmë një vend të veçantë zënë edhe produktet me të cilat zhvillohet praktika. A i kushtoni ju rëndësi këtij elementi?
Patjetër! Jo vetëm që i kushtojmë rëndësi por që në themelimin e Institucionit, kemi ndërtuar dy marrëdhënie në formën e distribucionit me dy linja produktesh shumë profesionale si Capri Beauty Line dhe Hand & Nail Harmony, të cilat kanë qenë mbështetësit tanë si në bazën materiale shumë cilësore, por edhe në teknikat dhe të rejat më të fundit në fushën e estetikës dhe atë të ndërtimit të thonjve. Për të qenë një profesionist i kompletuar është shumë e rëndësishme që ti njohësh produktet cilësore dhe mbi të gjitha të punosh me to.
Cili do të ishte mesazhi juaj për të rinjtë, maturantët etj?
Do tu sugjeroja ta shohin arsimin profesional si një zgjidhje dinjitoze për të ardhmen e tyre. Shqipëria është një vend në zhvillim dhe ndryshon dita ditës. Të rinjtë dhe të rejat që tregohen inteligjentë në zgjedhjen e drejtimit të duhur që do ti garantojë punësim të shpejtë dhe të sigurt dhe gjithashtu të ardhura financiare të kënaqshme, do të jenë më të suksesshmit!
New Generation është pjesë e këtij mozaiku dhe duke u mbështetur fort në suksesin e deritanishëm, do të ftonim të gjithë të rinjtë që kanë talent në fushat që ne ofrojmë, të bëhen pjesë e skuadrës sonë të madhe!
10 arsye për të zgjedhur New Generation
Kualifikime Profesionale
New Generation është një Qendër Multifunksionale e cila ofron Arsim Profesional me programe studimi dy vjeçare ambicioze europiane formimi profesional
Programe ambicioze europiane
Programet e “New Generation”, janë hartuar në kombinim midis lëndëve të formimit bazë dhe atyre të formimit profesional, duke vënë theksin në formatin intelektual që duhet të ketë profesionisti i ardhshëm.
Stafi
Lëndët e formimit bazë zhvillohen nga pedagogë me tituj shkencorë dhe me eksperiencë shumë vjeçare. Lëndët e formimit profesional, zhvillohen nga pedagogë që kanë kryer studimet e tyre në Europë, duke u dhënë studentëve, atë ç’ka ata aspirojnë, formatin perëndimor. Pedagogët e huaj kanë një frekuencë çdo disa muaj me mësimdhënie në formën e leksioneve dhe orëve praktike.
Zgjedhje e gjerë dhe shumëllojshmëri programesh
Trajnime afatshkurtra dhe afatgjata, axhornim njohurish. New Generation ofron programe studimi në Parukeri të Avancuar, Estetikë të Avancuar, Masazheri Estetiko-Kuruese, Fizioterapi Estetike, Nail Artist, Make up, Tattoo.
Praktika në show televizivë, sfilata etj
Në bashkëpunim me televizione, stilistë, fotografë dhe institucione arti dhe mode, bëjmë të mundur nxitjen e ambicies profesionale mes studentëve për të qenë pjesë e backstage-ve të këtyre emisioneve. Kjo është një praktikë shumë e mirë e cila zgjeron horizontin; nxit frymën e të punuarit në grup; i jep adrenalinë të punuarit shpejt dhe cilësisht si edhe kërkohet në spektaklet live
Praktika në Sallonet & Spa më të mira në Tiranë dhe Shqipëri
New Generation ka bashkëpunim intensiv dhe të drejtpërdrejtë institucional me qendrat Wellnes, SPA dhe sallonet e bukurisë, për t’i krijuar mundësi praktikimi dhe punësimi studentëve gjatë dhe pas përfundimit të studimeve.
Konkurse dhe projekte për të stimuluar aftësitë e studentëve
New Generation organizon konkurse dhe projekte, duke stimuluar studentët të përballen me tregun e punës. Ata të cilët e realizojnë punën më mirë, bëhen pjesë të parët në bashkëpunimet me televizionet, fotografët, teatrot etj.
Punësim i sigurt
Një ndër pikat më të forta të New Generation, është punësimi i studentëve. Me një formim të plotë shkencor dhe profesional, me praktika të thelluara, studentët janë punësuar 100% në profesionet që kanë ëndërruar, brenda dhe jashtë vendit. Ne jemi në Qendrën e Qytetit
Selia e Qendrës Multifunksionale New Generation është vetëm pak minuta në këmbë nga qendra e qytetit të Tiranes.
Pagesat me këste sipas mundesive të studentëve
Ekzistojnë disa mundësi për pagesat e studimit, pasi përpiqemi të ndihmojmë dhe lehtësojmë studentët tanë në përmbushjen e ambicies së tyre profesionale.




Fustani perfekt i Krishtlindjeve!!!


Ngjyra e flokëve, tendencat për vitin 2018





Selfiet më hot të vitit 2017


Tundimi i buzëkuqëve të dimrit

Sekreti i lumturisë? Të kesh një motër!

8 mënyra për të kombinuar fundin me bel të lartë

Make up, 10 efekte shkëlqyese për sytë

Meghan Markle shet shtëpinë në Toronto

10 VIP-at që shokuan me flokët në 2017-ën

Sa i kushton një pulovër Ledion Liços?
