Nga vezullimi mbi qepalla, tek efekti metalik i vijëzuesve, për një vështrim plot dritë, ju sugjerojmë disa truke të vogla, sesi të dukeni bukur për festa.
Mania e xixave
Provoni efektin e xixave nga ari tek argjendi, shkëlqyesit blu apo të kuq. Ato dhurojnë një pamje e cila gjithmonë bie në sy dhe ju bën të dukeni e parezistueshme.
Smokey eye të ndritshëm
Shtojini efektit të hijes një krem metalik duke e aplikuar atë në qendër.
Argjend i butë
A doni një sy jo shumë të rënduar? Zgjidhni një laps me pigment argjendi metalik dhe vizatoni një vijë në pjesën e sipërme dhe një tjetër në pjesën e poshtme.
Sy maceje
Nuk janë sy të zakonshëm maceje. Zgjidhni një hije të errët dhe më pas shtoni shkëlqyes me grimca ose luspa të vogla të ndritshme.
Make up i artë
Ari është ngjyra ideale e festave, ndaj provoni të zmadhoni konturin e syrit me një laps me ngjyrë ari me shkëlqim.
Shkëlqyes blu
Për të realizuar këtë grim, aplikoni një pluhur gri të errët mbi qepalla, pastaj shtoni të artin, e më pas atë ngjyrë argjendi, në fund efektin blu, për t’i dhënë shikimit thellëse.
Një prekje e kuqe
Krijo bazë me një hije midis kafes dhe vishnjes, duke e theksuar në qendër të syrit, e në fund shkëlqyes të kuq. Sekreti për të pasur një pamje të ndritshme? Baza e shndritshme.
Në majë të qerpikëve
Zgjidhni të nxirrni në pah qerpikët duke rritur gjatësinë e tyre me qerpikë fallco, e më pas aplikoni mbi to grimca që shkëlqejnë.
Me luspa
Doni një pamje diskoteke? Kjo realizohet nëse shtoni luspa shkëlqyese në pjesën e jashtme të syrit. Mos kini frikë se do ta egzagjeroni, efekti duhet të jetë magjepsës.
Vijëzues i dyfishtë
Dy ngjyra, e zezë dhe e artë, për tre vijëzime. A doni ta bëni syrin të ndritshëm? Në fillim aplikoni të artën, pastaj të zezën e më pas krijoni një efekt të dyfishtë mbi qepalla.

Meghan Markle shet shtëpinë në Toronto

10 VIP-at që shokuan me flokët në 2017-ën

Sa i kushton një pulovër Ledion Liços?

Këpucët e festave, ja çfarë duhet të vishni

Dhuratat e festave sivjet i sugjeron Bordo

Drake fton në takim Angelina Jolie, por e pëson



Hapja zyrtare e ‘O Bag’, festë dhe dhurata

Momentet më cool të modës 2017

Gwen Stefani ‘e çmendur” pas çizmeve mbi gju

Bella Hadid fotokopja e Carla Brunit?


Pesë mëyra për të stiluar shallin tuaj të trashë

‘O Bag’ mbërrin në Tiranë, sot përurimi!

Çfarë fshihet në mendjen e burrave?

Cila është ngjyra e familjes mbretërore angleze?

Disa sinjale si ta kuptosh që ai ta dredh?

Të shkurtër, janë më seksi
