Ai më tradhëton, po si ta kuptoj? Këtë pyetje ja bëjnë vetes shumë vajza, ndaj po ju sjellim disa shembuj sesi të kuptoni nëse realisht i dashuri apo bashkëshorti tuaj ka dikë tjetër, apo nuk e ka seriozisht raportin me. Gjithë shembujt janë të testuar nga psikologë profesionistë.
Nuk përputhemi
Njeriu në fjalë po zhduket çdo ditë dhe pastaj kthehet tek ju sikur të mos kishte ndodhur asgjë? I telefononi, takoheni, por kur kaloni disa orë bashkë sikur nuk kuptoheni si më parë. Ka diçka që nuk shkon. Nuk përputheni as në mendime, as në orare, as edhe në dëshirat që keni pasur dikur. Është momenti të hapni sytë, dikush ka hyrë në jetën e tij.
Ndryshon temë
Vazhdoni të dilni dhe të rrini bashkë, por nuk mund të përmendni fjalën dashnore? E keni vënë re që sa herë hapni një temë të tillë, ai përpiqet të rrëshkasë si ngjalë, ndryshon bisedën pa asnjë shkak. Kjo tregon që është fajtor.
Nuk është aty, kur keni nevojë
Kjo është një pikë shumë e vështirë. Nëse ai nuk është aty kur keni probleme për të zgjidhur, çfarë prisni nga e ardhmja juaj? Duhet të jetë një mbështetje, një ndihmë për ju. Preferon t’i largohet përgjegjësive. Provoni t’i thoni të jetë i pranishëm në një problem që duhet të zgjidhni të dy, nëse ju shmanget, na vjen keq, por nuk ja vlen të vazhdoni.
Vazhdon flet për ish-in
Tani të jemi realistë të gjithë flaisn nga pak për ish të dashurat, por kur kjo temë kthehet në bisedën më të mërzitshme, ka diçka që nuk shkon. Nëse janë vetëm kujtime, në rregull, por kur janë rrëfime me detaje, të jeni të bindura se ai po vazhdon dhe takohet me atë.
Nuk jeni speciale për atë
Në fillim ju ishit qendra e universit, ndërsa tani keni dalë nga prioritetet e tij. Mos harroni një njeri që ka qëllime serioze, iu bën të ndiheni të veçantë në çdo kohë dhe ju siguron këtë gjë sa herë që keni nevojë. Kjo tregon se ai nuk është i përgatitur për diçka serioze.
Justifikimet
Sa herë ka një justifikim për mos ardhjen në kohë, apo kur i shmanget festave me miqtë tuaj apo prindërit, kjo tregon se ai thjesht nuk do. Nëse vërtet do të ishit aq e rëndësishme sa duhet, padyshim që do të kishte vrapuar tek ty, për të bërë të ndihehsit krenare.
Përmend dobësitë e tua
Ai që të dashuron vërtet nuk i përmend kurrë dobësitë e tua. Nëse vazhdon dhe të fajëson për dobësitë e tua, probleme të cilat ti i ke pasur që kur jeni njohur, por që dalin më shumë në sipërfaqe tani, kjo tregon se ai po humbet përqëndrimin ndaj teje, nuk ndihet aspak rehat dhe këto dobësi e bëjnë të ndihet jo mirë me ty.
Nuk ju prezanton me miqtë
Kjo është ndoshta prova e parë e dashurisë që një djalë mund t’ju japë pa kushte. Nëse ai është me të vërtetë i interesuar për ju, ai do t’ju tregojë si një trofe tek miqtë e tij. Nëse nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, mos e konsideroni si pjesë të jetës suaj.
Shikon të tjerat
Nëse kalon një vajzë e bukur dhe ai nuk ia ndan sytë, ose i bën një kompliment, mendoni se çfarë mund të bëjë kur ti nuk je aty. Besojeni apo jo, por burri apo i dashuri që keni në krah është një gjahtar i lindur dhe nuk do të heqë kurrë dorë nga ky pasion.

Të shkurtër, janë më seksi

Gjumi të dobëson apo të shëndosh?


Me pantallona të shkurtra si Taylor Swift

Me të kuqe për festa? Çfarë të vishni!

Si të hiqni manekyrin në shtëpi

Si do të jenë xhinset për vitin 2018?

Kush konkuron stilin dhe famën e Kate Middleton?

5 shampanjat më të mira, me më pak se 30 euro

5 vende që duhet të vizitoni në 2018-ën

Tom Ford VS Marc Jacobs

Jona Spahiu xing me Alketa Vejsiun

Palltot ngjyrë bezhë, 10 modele cool

Arratisja e ëmbël e Adelina Ismailit



Tre maska për flokë të bukur


Cilat lëngje duhet të pini në dimër?
