Të kuqe për Krishtlindje, a ngjan një histori e zakonshme? Po, sepse e kuqja nuk është vetëm e kuqja e ngjyrës së babagjyshit, por një ngjyrë e pagabueshme, e ngrohtë dhe sensuale, e cila i rri më mirë bjondeve sesa bruneve. Në dimër, e kuqja është edhe ngjyra e aksesorëve, përfshi këtu këpucët. Fashionistët nuk heqin dorë nga këpucët pump të kuqe, por edhe ndonjë palë çizme deri tek kyçi i këmbës, në të dyja rastet me lustër.
E kuqja është e bukur që nga trikot kombinuar me ar deri tek palltot, sepse është një kolor i cili nxjerr në pah fytyrën. Po kaq e fortë bëhet nëse e kombinoni atë me të zezë, gri ose blu.
Duke folur për të kuqen në Krishtlindje, mendimi të shkon vetëm tek të brendshmet, një e vërtetë e cila bëhet reale këtë periudhë. Pse të mos përfitoni nga euforia e festës për të nxjerrë diçka ndryshe nga e zakonshmja? Por nëse doni të jeni akoma e sofistikuar atëherë zgjidhni të brendshme të kuqe prej dantelle, ato janë sensuale dhe ju bëjnë të dukeni akoma më joshëse. Zgjidhni një bustier me shirita dhe të brendshme dantelle braziliane.
Për raste vërtet të veçanta, si festat mund të zgjidhni edhe një këmishë nate prej mëndafshi. E kuqja gjithashtu mund të jetë e pranishme edhe tek pizhamat, sidomos tek ato që duan një pamje paksa misterioze. Nëse nuk e dini ka një ndjesi vërtet sensuale kombinimi i një bluze më jakë V dhe një palë pantallonave të shkurtra prej mëndafshi, ose pizhamave. Kjo është një skenë e pëlqyeshme në rastet kur duam të kalojmë orët e festave në shtëpi duke ndjekur televizorin.
Së fundi, mos harroni të zgjidhni një dhuratë të kuqe për miqtë tuaj, të kombinuar me personalitetin dhe stilin e secilit. Kryefjala, duhet të jetë me patjetër e kuqe, sepse jo më kot nuk thonë: nëse vesh të kuqe për festa, viti tjetër të ecën mbarë.
Si të hiqni manekyrin në shtëpi
Si do të jenë xhinset për vitin 2018?
Kush konkuron stilin dhe famën e Kate Middleton?
5 shampanjat më të mira, me më pak se 30 euro
5 vende që duhet të vizitoni në 2018-ën
Tom Ford VS Marc Jacobs
Jona Spahiu xing me Alketa Vejsiun
Palltot ngjyrë bezhë, 10 modele cool
Arratisja e ëmbël e Adelina Ismailit
Tre maska për flokë të bukur
Cilat lëngje duhet të pini në dimër?
7 fustane të gjata të një princeshe moderne
Kush janë të veshurat më bukur të javës?





