Tani e ka kthyer në traditë: çdo vit Ardi Gjebrea zgjedh në krah të tij prezantuese të reja, vajza, imazhet e të cilave kthehen shpesh në një sprovë për vetë bukuroshet. Sivjet, ai preferoi të zgjidhte krah tij dy personazhe të televizionit Klan.
Bëhet fjalë për Arjola Shehun e cila prezanton këtë sezon emisionin e drekës në Klan, ndërsa tjetra është Nevina Shtylla, e cila prezanton Jo vetëm modë.
Edhe pse nuk janë fort figura të njohura të ekranit, ato patën fatin të ngjiten në skennën e Pallatit të Kongreseve, duke rivalizuar shpesh njëra-tjetrën me veshjet e tyre, me stilin, por edhe me elokuencën apo batutat.
Gjithsesi, secila ka një identitet me vete në këtë fushë, të cilën lexuesit tanë e kanë ndjekur më së miri gjatë netëve të Kënga Magjike. Edhe pse Arjola është pak centimetra më e gjatë, nga ana tjetër edhe Nevina, është përpjekur që përmes veshjeve elegante, të ruajë paksa këtë konkurencë ndaj rivales së saj.
Ndërkaq nuk ka munguar gjatë gjithë kohës edhe xhentilesa dhe profesionalizmi i Arditit, i cili i ka konsideruar ato si kolege të barabarta përpos përvojës së tij të gjatë në ekran, edhe pse të dyja vajza kanë shumë pak kohë që kanë nisur të shfaqen në ekran. Për lexuesit tanë, pyetja rreth tyre do të ishte: Cila nga dy prezantuese, pra Arjola Shehu apo Nevila Shtylla kanë trimfuar gjatë edicionit të radhës të Këngës Magjike.

Cilat lëngje duhet të pini në dimër?

7 fustane të gjata të një princeshe moderne


Kush janë të veshurat më bukur të javës?



15 veshjet më të shtrenjta të të gjitha kohërave


Ostrike me fruta dhe perime

Smalti i gjetheve në thonjtë tuaj

10 modele për flokë të valëzuar

9 truke stili për të përballuar të ftohtin

Sa shpesh duhet të ndryshoni çarçafët?

Nuk do të lodhemi kurrë nga xhinset e zeza


Dekor me gjethe


Max Mara sugjeron 5 dhurata festash për femrat

