Imagjinoni një gotë verë të ngrohtë, aromatike me kanellë dhe agrume. Ja ngjyra e flokëve të sezonit të ftohtë është aq e ngrohtë dhe të lë pa frymë!
A po mendonit për një ndryshim të flokëve tuaj përpara festave? Fokusohuni në një ngjyrë të ngrohtë dhe natyrore të flokëve për të përballuar të ftohtin e dimrit. Risia e sezonit është e frymëzuar nga ngjyra e verës brulé, verë e ngrohtë dhe aromatike që pihet sidomos në tregjet e Krishtlindjeve.
Kjo është një ngjyrë e kuqe e errët, e ndritshme, me nuanca të purpurta dhe të ngrohta, e cila është e përkryer si për blondet dhe për brunet, si edhe për të gjitha ngjyrat e flokëve, duhet të vlerësohet me kujdes. Por nëse jeni tashmë një fanse e flokëve të kuq, kjo është ngjyra e përsosur për dimër!
Përveç kësaj, nëse nuk e ndjeni që të lyeni të gjitha flokët ose të ndryshoni plotësisht ngjyrën e flokëve, kjo nuancë mundëson gjithashtu krijimin e reflekseve, ose krijimin e një hije të ngjyrosur mbi flokët ngjyrë gështenjë. Efekti është me të vërtetë i bukur, sidomos kur ju bëni modele flokësh, si topuz, gërsheta,apo të krehur.
Max Mara sugjeron 5 dhurata festash për femrat
Pantone zbulon ngjyrat e vitit 2018
Kombinohuni me stil si Kate Middleton
12 momente në foto të kapura në çastin e duhur!
Gjithçka që duhet për Krishtlindje është blu!
Efektet shok të modës për 2017-ën
Lëkurë si e Karlie Kloss? Ja sekreti i modeles!
Si shërbehet vera?
Po, syze dielli edhe në dimër, pikërisht si yjet




