Makeup-i me ngjyra i syve që frymëzohet nga magjia e përëndimit të diellit dimëror është ndërthyrja e përsosur për shikimin tuaj të festave dhe këto yje na e provojnë.
Bëni si këto diva dhe grimoni sytë me nuanca portokalli, ngjyrë të kuqe dhe tulle, dhe do të jeni perfekte.
Ideja kryesore e sezonit, kopjoni pamjet e mahnitshme të bukurisë së Beyoncës, Selena Gomez, Emily Ratajkoëski dhe Cara Delevingne. Ju duhet vetëm nuance ngjyrë portokalli, të kuqe, ari dhe tulle. Grimi me ngjyra i syve është kufiri më i fundit i make up-it për yjet më cool të showbizit. Efekti është ndriçimi më i gjallë që ne kemi parë gjatë muajve të fundit, dhe që tashmë është bërë një frymëzim për ngjyrën e modës së flokëve të vjeshtës dhe dimrit 2018.
Sophie Turner
Nuanca e së kuqes së ndezur, për t’u sfumuar mbi qepalla pasi keni vënë një penel të hollë të zi.
Margot Robbie
Qielli kurrë nuk ka qenë kaq portokalli neoni! Me disa hije të verdha …
Gigi Hadid
Pse të mos kombinosh grimin me fustanin (e festave) siç bën Bella Hadid? Është fjala për portokallinë e ndritshme.
Vanessa Hudgens
Nëse ju keni një ngjyrë ulliri, flokë dhe sy të errët, bëni si Vanessa Hudgens, e cila ka treguar një grim të verdhë neoni në sy të Moschino Cruise 2018.
Yara Shahidi
Alternativa ekletike ndaj nuancës me ngjyrë është një vijë e vetme portokalli që ndjek atë të qepallës së sipërme, si Yara.
Jennifer Connelly
Një tip nuance portokalli në cepin e brendshëm të syrit, dhe pastaj e sfumuar me rozën drejt cepit të jashtëm. Sexy.
Emmy Rossum
A nuk jeni plotësisht të bindura për trendin e ngjyrave të gjalla të make up-it të syrit të frymëzuar nga perëndimi i diellit? Përzgjidhni këtë version më të butë, në nuancat e pjeshkës dhe bezhës.
Zoey Deutch
Ngjyra e pjeshkës mbi sy dhe mollëza
Selena Gomez
Selena Gomez adhuron huijet e së kuqes dhe portokallisë mbi sy. Për të pasur një pamje magjepsëse si ajo, mjafton të shtoni rimelin e zi mbi qerpikë.
Cara Delevingne
Ke lëkurë të çelët dhe sy ngjyrë akulli si Cara? Grimi i vitit për ty është pikërisht ky: nuance e kuqe dhe qerpikë të theksuar. Akoma më mirë nëse vishni një fustan të kuq të zjarrtë, si e kuqja e Krishtlindjeve.
Elizabeth Olsen
Nëse preferoni të përzierni tone të artë dhe portokalli në sy, ju mund të guxoni në buzë me një buzëkuq të kuq rubin, siç bën Elizabeth Olsen.
Emily Ratajkowksi
I kuq buzësh portokalli dhe nuancë portokalli te sytë, Pikërisht sin a e tregon Em Rata.
Chloe Moretz
Ndiheni rock’n’roll? Përzieni nuancën e kuqe dhe portokalli si sipër dhe poshtë sytë, dhe pastaj përdorni një kuq buzësh bordo. Pamja perfekte e bukurisë për natën e Vitit të Ri.
Jessica Chastain
Grimi i syve i kuq për gratë me flokë të kuqe është perfekt! Sepse nxjerr në pah lëkurën dhe flokët
Kristen Stewart
Ose mund të bëni si Kristen Stewart me nuance të së murrmes dhe tullës që theksojnë shikimin dhe pastaj te mollëzat.
Olivia Culpo
Për të treguar një lëkurë porcelain, nuk ka më mirë se një hije e së murrmes dhe një shkëlqimi të artë. I kuqi i buzës mat ngjyrë kafe plotëson një vepër arti.
Zendaya
Grimi me ngjyra i shkon do moshe. Pa u mburrur është ideal për një vajzë të re si Zendaya.









Trendi i dimrit 2017 është palltoja “teddy bear”








3 fitness look për 3 yje


OMG! Pemët e Krishtlindjeve janë tani kokëposhtë
