Trashëgimia e Max Mara-s zbarkoi në Kore, në Seul, me një edicion të ri të Ekspozitës së Udhëtimeve të Palltove! dedikuar për mbi 60 vjet historisë së grupit dhe lideres së saj të përjetshme: Palltos
Dhe gjithçka duket si një udhëtim, brenda një kupole monumentale të frymëzuar nga arkitektura utopike e neoklasikut flancez Etienne-Louis Boullee dhe e ndarë në shtatë salla tematike.
Çdo dhomë hapet me një set një lloj përfaqësimi teatror, midis realitetit dhe imagjinatës, i cili vendos një temë specifike metaforike në skenë nga arkivi që zotëron.
Në skenë, më shumë se 90 pallto, nga modelet e hershme të viteve’50 deri te më të fundit që kanë pushtuar pasarelat e Milanos, duke kaluar nga ikoniku 101801. Një sfilatë që zbulon evoluimin e shijes, ndryshimet sociale dhe stilin e jeteses të çdo dekade së bashku me skicat e stilistëve të cilët kanë bashkëpunuar me shtëpinë e modës italiane: Karl Lagerfeld, Narciso Rodriguez dhe Proenza Schouler, mes të tjerëve.
E plotësojnë tregimin revistat historike, reliket, lëndët e para, fushatat e marketingut të modës të fotografëve të famshëm nga Riçard Avedon Arthur Elgort deri te Steven Meisel – portrete të famshëm, objekte të projektimit të stilit dhe të përdorimit të përditshëm (makina qepëse, metra, gërshërë), vepra arti të bëra në bashkëpunim me artistë bashkëkohorë.
Ekspozita, që para Koresë kishte shkelur në Berlin (2006), Tokio (2007), Pekin (2009) dhe në Moskë (2011), u përurua me një event në të cilin morën pjesë yje, të famshëm dhe emrat e njohur të peizazhit aziatik.
Një ditë brenda trashëgimisë Max Mara
Max Mara: Eventi për të festuar ekspozitën në Seul

OMG! Pemët e Krishtlindjeve janë tani kokëposhtë




8 modele kostumesh/Ja si t’i vishni


Rikthimi sensual i body-t

Të dekorosh shtëpinë për festa me veshtull




Stili francez i Diane Kruger

Përkëdhelje kundër dimrit me trikot e leshit




Moda si një vepër arti

Ja veshjet më të mira të yjeve në Instagram

