KreuStil Jetese

Sexy me të brendshme/Vishni festat me ngjyrën e pasionit!

Të brendshme të kuqe për festat, siç e do tradita dhe shumë sensuale. Të brendshmet më hot të stinës për të veshur në Krishtlindje dhe Vit të Ri. Zgjidh të preferuarën tënde!

Komplete të mbuluar me dantella me efektin “shoh nuk shoh”, veshje intime provokuese, baby doll dhe body me një shkallë të lartë joshjeje, siç e do tradita, të brendshmet për Krishtlindje dhe Vit të Ri janë të kuqe dhe sensuale.

Dantella dehëse, tyl dhe transparencë, që i lënë pak hapësirë imagjinatës janë protagonistet absolute të të brendshmeve në ngjyrën e pasionit. Dhe për festat.

Nga tërësia e kompleteve me lule te baby doll me qëndisjet e bordurave duke kaluar nëpër bustin e zbukuruar me detaje kadife, pa harruar të parezistueshmet këmishat e natës me bel të lartë me qëndisje sipër. Në garderobën tënde nuk mund të mungojë e brendshmja e kuqe.

E gjitha është çështje fatsjellësi dhe …joshjeje!

Shfletoni galerinë dhe frymëzohuni nga propozimet tona. Kemi seleksionuar për ju veshjet më hot të Vjeshtë – Dimrit 2017 për të përshëndetur vitin e vjetër me stil dhe sex appeal!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF