Nëse ka diçka që nuk duhet të mungojë kurrë në garderobën tuaj, është çanta e zezë me rrip të gjatë, e cila do t’ju dhurojë asgjë tjetër përpos stilit. Sigurisht, përjashto rastet e eventeve apo mbrëmjeve të mëdha, ky aksesor përshtatet me çdo gjë tjetër. Nuk ka rëndësi nëse vishni kostum, fustan, xhaketë, minifund…gjithçka kombinohet me çantën çudibërëse!
Punuar me lëkurë të zezë dhe detaje ngjyrë ari, një aksesor i këtij lloji vjen si risi e Mango. Nëse po mendoni se çmimi është i paarritshëm, kujtoni se për kë po flasim. Për rreth 28 dollarë, mund të bëni tuajën zgjidhjen e kombinimit perfekt.
Natyrisht, ata që rendën pas së ‘premtes së zezë’ përfituan edhe më shumë ulje, por mos u shqetësoni, pasi koleksioni është me shumicë. Jo vetëm ngjyra, por dhe forma është përzgjedhur për përshtatje perfekte, e kjo është padyshim ëndrra e çdo vajze. Dhe vërtetë, nuk ka asgjë në garderobë që të mos i shkojë për shtat këtin aksesori, apo jo?


Moda si një vepër arti

Ja veshjet më të mira të yjeve në Instagram










Si të zgjidhni çizmet e duhura për këmbët tuaja

48 orë në Verona, qytetin e dashurisë



Çrregullimi i Personalitetit të shumëfishtë


