Nuk ka hyrë ende as data 1 dhjetor, por Mbretëresha Elizabeta II nuk ka duruar dot deri në datën 6 për të zbukuruar kështjellën e saj Windsor.
Një pemë mbi 6 metra e lartë ka qenë lajmëtarja e parë e atmosferës së Krishtlindjeve, dhe zbukurimet, të arta këtë vit, kanë dekoruar çdo cep të kështjellës. Stafi ka punuar prej ditësh për realizimin e pamjes festive.
Nuk kanë munguar bohçet e arta zbukuruese të pemës, po ashtu edhe ëngjëlli në krye të saj.
Nëse shihni me kujdes, mund të shihni edhe disa kurora të vogla midis degëve!
Edhe Dhoma Shtetërore e ngrënies është zbukuruar me detaje argjendi, dhe shërbëtorët kanë vënë mbi tryezë serviset e shtrenjta të pallatit mbretëror.
Një tjetër pemë 5 metra është vendosur në Dhomën e Kuqe, zbukuruar po me toptha të kuq.
Megjithatë, të ftuarit e Mbretëreshës nisin të vijnë vetëm në dhjetor, ndaj këto zbukurime do të ngelen pa admirues për pak kohë.
Mbretëresha dhe princi Philip nuk do të lëvizin nga Kështjella e tyre këtë vit, pasi nuk kanë qenë mirë nga shëndeti.
Për Krishtlindje, familja mbretërore e ka traditë të japë dhurata të lira dhe të gëzueshme. Princi Harry i dhuroi dikur mbretëreshës një kapele, me shkrimin “Ain’t life a bitch”.
Humor anglez, s’ke ç’i thua!



Si të zgjidhni çizmet e duhura për këmbët tuaja

48 orë në Verona, qytetin e dashurisë



Çrregullimi i Personalitetit të shumëfishtë



Ja 10 ide për të kombinuar gëzofin sa më mirë


10 ide për të dekoruar një mur të bardhë







