Një mur i bardhë është si një kanavacë që nuk ndryshket për t’u pikturuar. E rëndësishmë është që ta bësh në mënyrën e duhur. Zbulojeni me ne…
Një mur i bardhë është si një fletë bosh mbi të cilën mund të shkruajmë, duke nisur nga fillimi një histori.
Është një mur i bardhë gati për të mbledhur çdo lloj forme të artit, të krijimtarisë dhe të frymëzimit. Keni dëshirë të përqëndroheni derisa hapësira juaj të bëhet gjithnjë e më intime dhe e pëlqyeshme.
Muri i bardhë që ndriçon hapësirën mund të jetë i mbushur me dekorime që bëhen protagoniste, ose me elementë me nuanca të çelëta që do t’i japin lëvizje dhe karakter ambjenteve të brendshme.
Ja 10 frymëzimet për ju. Nuk ju ngelet gjë tjetër veç të gjeni të preferuarën tuaj.
Letër muri
Letra e murit, sidomos nëse është me ngjyra, është e mjaftueshme për t’I dhënë gjallëri mureve. Zgjidhni mes shumëllojshmërisë atë që është më e përshtatshme, për t’I dhënë ngjyrë ambjentit ose për më thjeshtë për të imagjinuar një botë sipër mureve.
Përbërja
Përbërësit e arredimit të kombinuara me elegancë dhe hijeshi e bëjnë ambientin harmonik. Mos harroni të krijoni lëvizje duke i pozicionuar në lartësi të ndryshme, duke shfrytëzuar format e ndryshme dhe duke seleksionuar të njëjtën ngjyrë. Muri i bardhë do të jetë baza që mbledh setin tuaj krijues.
Korniza me lule
Keni menduar ndonjëherë të mblidhni buqetat tuaja më romantike brenda një kornize përkundër vazos tradicionale?
Ky është rezultati final dhe është i këndshëm. Ne na pëlqen të imagjinojmë forma dhe dimensione të ndryshme, protagoniste të arta dhe të vërteta të murit.
Dekorime me reliev
Nëse nuk keni dëshirë për ngjyra, relievët gjeometrikë janë zgjidhja që bën për ju, sepse zbukurojnë murin duke e bërë elegant dhe të rafinuar pa patur nevojë për asnjë lloj ngjyre.
Fotografi bardhë e zi
Një binom i fortë dhe i dendur aq i rafinuar për të kundërshtuar ndjesinë e boshllëkut dhe freskisë së të bardhës. Do t’ju mjaftojë ë kornizoni me një kornizë të hollë njëngjyrëshe kujtimet, për t’i parë sa herë që keni dëshirë të dilni nga muret e shtëpisë.
Mikrorafte me foto
Një zgjidhje gjysmë e padukshme por me ndikim të madh skenografik është ajo që krijon rafte të vogla, mbi të cilat mund të poziciononi kornizat tuaja të preferuara, madje edhe të mbivendosura me njëra-tjetrën.
Dekorim me vëllim
Faqet e futura (zgavrat) I japin një gjallëri të ëmbël mureve. Mund të zgjidhni t’I mblidhni brenda muret, qelqurinat, ose mbajtëset e bizhuterive, sikurse abazhurët, bimët dhe orenditë e vjetra të koleksionuara falë udhëtimeve tuaja.
Një mur i gjelbër
Përse të mos ia dedikoni një pjesë të murit anës tuaj të gjelbër? Do të mjaftonte të mbushnit me lule një pjesë e raftit për t’I dhën pak ngjyrë hapësirës.
Printime botanike
Edukativë, të gëzueshëm dhe elegant, posterat botanikë edukativë janë një alternativë e mrekullueshme për bimët e shtëpisë dhe një burim i bukur për dekorimin e një muri bosh dhe plotësisht të bardhë. Ju mund të zgjidhni t’i varni në mur si të ishin piktura, ose t’i vendosni në një stol për t’i dhënë dhomës një pamje skandinave.
Nuancë mbi nuancë
E bardha për të lëjuar dritën që të përhapet brenda shtëpisë, në mungesë të ngjyrave. Mbusheni murin tuaj me korniza të mëdha boshe, që do të mbushin hapësirën tuaj me delikatesë.













Kombinoni blunë dhe të zezën si Olivia Palermo






