KreuStil Jetese

Kombinoni blunë dhe të zezën si Olivia Palermo

E zeza dhe bluja në të njëjtin look? Sigurisht që mundet! Mjafton të ndiqni shembullin e Olivia Palermos

Që Olivia Palermo është një eksperte e kombinimeve cool nuk është më një mister. Stili ikonë ndonjëherë na dhuron drejtimin e duhur se si duhet të kombinojmë të zezën me blunë, një kombinim fitues, por jo gjithmonë i lehtë për t’u arritur.

Nëse kërkoni një ditë të thjeshtë dhe chic në të njëjtën kohë, pamja juaj do të jetë zgjidhja më e mire. Xhaketa me kopsa ngjyrë ari dhe bluza tip golf me lesh kashmiri, në nuancat e blusë së errët, takojnë fundin e gjatë të zi, në pëlhurë të lirshme dhe një palë këpucë tip kambale lëkure.

Për të theksuar ngjyrën, është perfekt një çantë ngjyrë bojëqielli me zinxhir të artë, që e bën edhe më të veçantë veshjen.

BALMAIN Xhaketë doppiopetë me kopsa të arta

FALCONERI Golf kashmiri

VICTORIA BECKHAM fund i gjatë

DIOR Çanta bojëqielli me zinxhir të artëCHANEL Syze dielli të zeza.

ISABEL MARANT Kambale lëkure me perçina te rripat

BULGARI Byzylyk floriri

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF