Bota e ushqimeve, nga perimet te frutat, është vërtet e larmishme, duke e bërë të vështirë për ne të jemi në dijeni të çdo ushqimi që ekziston.
Mos mendoni vetëm ushqime të tilla si frut pasioni, frut “dragoi” apo kumkuat. Këto ushqime janë për fillestarë, në krahasim me ushqimet ekzotike që do të hasni në listën e mëposhtme.
Ardhur nga çdo cep i botës, ja cilat janë 5 ushqimet për të cilat nuk keni dëgjuar kurrë në jetën tuaj!
1. Romanesko
Duket surreale që të ekzistojë një perim në formë kaq të përsosur gjeometrike, por ja që natyra e ka krijuar edhe këtë gjë, dhe quhet romanesko!
Përveç teksturës, romanesko është fort i ngjashëm me brokolin, dhe gatuhet shpesh si sallatë.
2. Lychee
I ëmbël dhe i thartë njëherësh, ky frut vjen nga Azia. Ka lëkurë të fortë dhe frut të butë. Mund t’i ndjeni edhe një shije të lehtë trëndafili, ashtu si ngjyra e tij.
3. Durian
Ky frut i rrezikshëm në dukje, për shkak të gjembave të tij, ka një teksturë të ngjashme me bostanin. Vjen nga vende si Tajlanda apo Malajzia, dhe ka karakteristikë erën e rëndë të tij. Shija e tij përshkruhet ndryshe nga të gjithë, disa duke e quajtur shije delikate dhe të tjerë e krahasojnë me qepë të kalbura dhe çorape palestre.
4. Rrepë-shalqi
Në botë nuk ka vetëm rrepë të thjeshtë! Një version i rrepës është rrepa shalqi, me lëkurë të gjelbër dhe pjesën e brendshme rozë. Shija i varion nga e lehtë në pikante.
5. Rrënjë lotusi
Mund të mos dini që rrënjët e lotusit, lules aq të bukur, mund të konsumohen. Kanë teksturë të ashpër, shije të butë dhe zakonisht shërbehen të skuqur.



Një orë dhurata e duhur për Krishtlindje!

Llastojeni veten me këtë skrab fytyre sonte!

Benefitet prej gështenjës, frutit të vjeshtës!

Dimri vjen me stilin luksoz country!



7 ide për thonj flakë të kuq, dhe aspak #basic!










Këmbë të ënjtura? Shmangni këto gabime!
