Nga të gjitha ngjyrat e manikyrëve, nuk besojmë se ka ngjyrë të preferuar se sa e kuqja, në çdo tonalitet të saj.
Ashtu siç buzët ngjajnë joshëse me dy lyerje buzëkuqi mbi to, ashtu edhe dora femërore ngjan shumë sharmante me një apo dy shtresa manikyr të kuq.
Megjithatë, mund të jeni lodhur nga një dizenjo e thjeshtë njëngjyrëshe, qoftë kjo edhe e kuqe. Na lejoni t’ju shpëtojmë nga ky merak, me këto ide fantastike!
1. Detaj delikat
Lyejini thonjtë tuaj në ngjyrë të kuqe, madje gati portokalli, dhe shtoni një detaj të vogël gjetheje të artë në gishtin e katërt, njohur si “gishti i artit”.
Me fare pak mund, e ngritët manikyrin tuaj në tjetër nivel!
2. Lart-poshtë
Me siguri nuk ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend ky marifet! Lyejini thonjtë tuaj në ngjyrë të kuqe, dhe po ashtu, lyeni pjesën e poshtme të thonjve në ngjyrë blu!
Një iluzion optik, që do t’i bëjë miqtë tuaj të fërkojnë sytë!
3. Prekje e artë
Thonjtë tuaj do të duken menjëherë glamour me këtë detaj fare të vogël shtuar mbi to. Pasi t’i keni lyer thonjtë të kuq dhe të jenë tharë, lyeni me manikyr të artë bazat e thonjve tuaj, në trajtë gjysmëhëne.
Manikyri është gati!
4. E kuqe ombre
Halloween-i kaloi, por mbase karakteri goth është karakteri juaj i përditshëm. Kombinoni të kuqen me të zezën, me të zezën në majat e thonjve, dhe shkrijini të dyja ngjyrat me një manikyr të tejdukshëm.
5. E kuqe minimaliste
E habitshme se sa mund ta ndryshosh look-un e diçkaje me vetëm një mini-detaj!
Në thonjtë tuaj të kuq, shtoni një vijë diagonale të bardhë që shkon nga njëri cep i thoit në tjetrin.
Kaq ishte!
6. Super shkrime
Dakord, nuk kemi të bëjmë me një manikyr të kuq këtu, por ngjyra e kuqe e fjalës “Super” shkruar mbi manikyrin e bardhë është ajo që do të bjerë në sy.
Besojani estetistes për rezultate optimale.
7. Puthje për të tërë
Me një furçë të vogël, vizatoni puthje të bardha mbi manikyrin tuaj të kuq. I bukur dhe sensual, ky manikyr do të duket fort lezetshëm në duart tuaja!










Këmbë të ënjtura? Shmangni këto gabime!









Vip-at e fiksuar pas lodrave të seksit!
