KreuStil Jetese

Lëkurë si e bebit me skrub sheqeri dhe vaj kokosi

A nuk është dimri një armik i vërtetë i fytyrës apo lëkurës suaj në tërësi?

Shkëlqimi veror është zhdukur me kohë dhe ju keni mbetur me një fytyrë të rikthyer në ngjyrën e saj natyrale, të thatë e herë-herë edhe të skuqur nga i ftohti. Cila është zgjidhja në këtë rast?

Ka mjaft kohë që diskutohet për vetitë fantastike të vajit të kokosit, jo vetëm për lëkurën, por për të gjithë organizmin në tërësi. Kombinojeni këtë vaj mrekullibërës me sheqer kaf dhe merrini menjëherë rezultatet e para!

Rezultate imazhesh për coconut oil

Sheqeri kaf ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura, ndërkohë që vaji i kokosit e lëmon dhe i jep një shkëlqim mahnitës fytyrës.

Kombinoni 2 lugë gjelle sheqer kaf dhe 2 lugë gjelle vaj kokosi, fërkoni me të fytyrën derisa ta ndjeni më të pastruar. Më pas, shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe përdorni një peshqir të butë për të thithur bulëzat e ujit.

Imazh i ngjashëm

Pjesën e mbetur të skrubit ruajeni në një kavanoz në frigorifer, dhe aplikojeni tre herë në javë për rezultate optimale.

Bonus: Përdoret edhe si balsam për buzët!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF