Gështenja është ngjyra e flokëve që ju pëlqen më shumë yjeve. Nuancat gështenjë janë një tendencë e përjetshme, ku pika e fortë e të cilave është përshtatja me gjithçka.
Mos mendoni ngjyrat uniform dhe krehjet klasike, sepse divat arrijnë gjithnjë të na befasojnë me modelin e tyre unik të flokëve.
Përshembull, Ariana Grande I lyen flokët me ngjyrë të kuqe bakri, ashtu siç bën Dakota Johnson, ndërsa Kendall Jenner zgjedh një luhatje të fortë, të përputhur në mënyrë të përkryer me ngjyrën e trupit të saj.
Mes tyre kemi klasifikuar ngjyrat e flokëve më të mira që janë parë në tapetine kuq
Wob e Kendall Jenner
Një prej prerjeve më cool të momentit që kornizon në mënyrët të përsosur fytyrën vezake të modeles. Gështenja e errët është ngjyra më e përshtasthme më lëkurën e Kendall.
Ariana Grande zgjedh bishtin e lartë
Nëse keni gjithashtu flokë të gjatë e të drejtë, zgjidhni model të flokëve dhe gjallëroni gjatësinë tuaj me disa fije të bakrit.
Refleksi i kuq i Dakota Johnson
Fija e flokut ndizet me refleksin e këndshëm të së kuqes së bakrit, ndërsa balukja e lakuar e bën prerjen e aktores edhe më cool.
Flokët me onde kërkojnë Elisa Sednaoui
Një pamje perfekte me e përjetshme me të gjitha ngjyrat e flokëve. Shumë e bukur ngjyra e gështenjës e zgjedhur nga modelja.
Gështenja çokollatë e Emily Ratajkowski
Ngjyra e rekomanduar për lëkurat më të errëta. Kombinoheni si supermodelja.
Nuancat e qarta të Emma Watson
Aktorja gjithashtu zgjedh njërefleks të vogël me gjatësinë nga një bjonde mjaltë super cool.
Shatusi i Izabel Goulart
Një teknikë ngjyrosje që kurrë nuk del jashtë modës. Për ta konfirmuar është pamja e flokëve e zgjedhur nga modelja brazilianë. Na pëlqejnë shumë ondet që na dhurojnë një prekje elegance rétro për krehjen.
Gështenja e hapur e Olivia Palermo
Thekson ngjyrën e flokëve mes bjondes dhe gështenjës me reflex të artë. Ju pëlqen edhe ju?
Hija e Sofia Vergara
Flokët janë një përzjerje e nuancës së kuqe të bakrit me bjonden ngjyrë mjalti. Provojeni edhe ju nëse keni flokë të gjatë si Sofia
Nuancat e çelëta të Tyra Banks
Tyra i çel flokët që nga rrënja, bjondja ngjyrë mjalti përzihet me reflekset e bakrit për një impakt cool.


“Justice League” premierë ne kinema Millennium



Ja se si të pastroni furçat e grimit!

Flokët ngjyrë korali, trend i sezonit!


Nga mbipeshë në trajnere e Kim Kardashian





Xhilda Mosko, arkitektja që magjeps me ngjyrat






