Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni qenë në argument e sipër me partnerin tuaj, kur papritur ai është shmangur, ka nxjerrë celularin dhe është zhytur në të?
Kjo është një ndër shenjat e para të divorcit, identifikuar nga terapisti John Gottman, profesor psikologjie në universitetin e Washington-it.
Ai kaloi 14 vite duke studiur 79 çifte amerikanë, për të parë se çfarë kanë të përbashkët çiftet që divorcohen, dhe 4 shenja dolën në pah, të cilat Gottman i quan “4 kalorësit e Apokalipsit”.
Megjithatë, “Apokalipsi” mund të shmanget nëse punohet kundra tij.
1. Përbuzje
Quajtur ndryshe “puthja e vdekjes” për një lidhje. Ti nis ta shikosh partnerin me inat dhe neveri, dhe nuk e cilëson si të barabartë me veten. Nuk i vlerëson më emocionet dhe mendimet e tij, dhe nuk je i gatshëm të vendosësh veten në të njëjtën situatë si partneri për ta kuptuar.
2. Kritikat
Jeni gjithnjë gati të kritikoni partnerin tuaj për gjënë më të vogël, duke i dhënë lidhjes një frymë shumë negative. Gjithçka shkon për dreq kur ju nisni ta përqeshni partnerin, dhe ta dëmtoni emocionalisht.
Kjo është mënyra juaj për të shmangur bisedat më serioze mbi problemet e mëdha që ka lidhja juaj, por gjithashtu nuk e mbani dot përbrenda përbuzjen që keni.
3. Viktimizimi
Partnerët në prag të divorcit e kanë të vështirë të mbajnë përgjegjësi për gabimet e tyre, dhe zgjedhin të viktimizohen e t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit.
Është si një gropë me rërë thithëse, është e lehtë të hysh në të, në përpjekje për të mbrojtur veten, po e vështirë të dalësh dhe të rregullosh dëmin që i shkakton lidhjes.
4. Ngritja e mureve
E dini shumë mirë kur do nisë një argument, sepse zemra ju rreh fort dhe zëri ju ngrihet. Por çfarë bëni, e nisni zënkën apo e injoroni partnerin tuaj?
Injorimi, apo ngritja e mureve, është po aq i dëmshëm sa zënka, sepse nuk ju jep mundësinë të sqaroheni. Mllefi vazhdon të akumulohet, derisa shpërthen në divorc.
Si antitezë të këtyre 4 vrastarëve të lidhjes, kemi treshen e artë: qetësinë, besimin dhe përkushtimin. Këto cilësi ndërtojnë një ambient të sigurt për të dy partnerët.
Gottman përmend këtu monologun e Tom Hanks për gruan e tij të ndjerë, në filmin “Sleepless in Seattle”.
“Hanks thotë që takimi me gruan ishte si mbërritja në shtëpi, por një shtëpi e panjohur më parë.”- thotë terapisti.
Mbajini vath në vesh këto këshilla, për të shmangur dramën në jetën tuaj dashurore!


Ja se si ndryshon jeta seksuale pas të 30-tave…


Tendencë: Moda përtej hapësirës!


Look mashkullor me stil si Gwyneth Paltrow













