KreuStil Jetese

Çantat legjendare “Birkin”, çfarë i bën ato kaq të shtrenjta?

Thuhet se Victoria Beckham ka mbi 100 çanta Birkin. Kylie Jenner ka dollapin e saj, mbushur plot e përplot me çantat legjendare, dhe po ashtu edhe mamaja e saj, Kris Jenner. Edhe Drake ka nisur koleksionin e tij për gruan e ardhshme, cilado qoftë ajo.

Vetëm VIP-at mund të përballojnë kapriço të tilla, pasi çmimet e çantave variojnë nga 12.000 dollarë, në 200.000 dollarë.

Po çfarë i bën kaq të shtrenjta çantat e famshme të firmës “Hermes”, dhe kaq të dëshirueshme nga VIP-at?

Rezultate imazhesh për jane birkin bag

Çanta “Birkin” u krijua në vitin 1984, në nder të artistes Jane Birkin. Në një fluturim nga Parisi në Londër ku Jane merrte pjesë, ditari i saj dhe të gjitha letrat që kishte me vete i ranë nga çanta dhe iu shpërndanë kudo. Një zotëri e ndihmoi të mblidhte letrat, dhe u prezantua si Jean-Louis Dumas, drejtues i firmës “Hermes”.

Ky takim çoi në krijimin e të famshmes çantë Birkin. Duhet të jetë bukur të kesh çantën tënde!

VIP-at i preferojnë shumë çantat e këtij modeli, për shkak të dizenjos së tyre, dhe për faktin se janë të vështira për t’u gjetur.

Blerjet e çantave Birkin mund të mos jenë investim i keq. Një studim krahasoi vlerën e arit dhe të çantave Birkin gjatë 35 viteve, dhe këto të fundit u cilësuan si investimi më i mirë!

Çanta më e shtrenjtë Birkin shitur ndonjëherë, ka qenë një model prej lëkurë krokodili të bardhë, me 240 diamante në dorezën prej ari 18-karatësh të saj. Vlera e saj? 379.261 dollarë. 

Hermès matte white Himalaya Niloticus crocodile diamond Birkin sold for more than $379,000 at Christie's in Hong Kong

Dyshojmë se çantat Birkin nga “Hermes” do të dalin ndonjëherë nga moda! Ato janë moda vetë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF