Goxha i përhapur këto vite, sidomos falë Kylie Jenner dhe sozive të saj, buzëkuqi mat me të drejtë hahet me buzëkuqin tradicional. Buzët ngjajnë të pacena me një shtresë buzëkuqi mat sipër… sikur vetëm të mos thaheshin nga ai!
Artisti ndërkombëtar i make up-it Norman Pohl (Dior) rrëfen disa sekrete të tij, se si mund ta përhapim mirë një buzëkuq mat. Përmes disa këshillave profesionale, ai na ndihmon të dimë si buzët tona mund të duken të sapolyera gjatë gjithë ditës.
Fillimisht trajtojini buzët tuaja me një balsam të mirë, që të evitoni efektin e buzëve të thara nga buzëkuqi mat.
Konturoni buzët tuaja me një laps në të njëjtën ngjyrë me buzëkuqin. Më pas aplikoni buzëkuqin tuaj, duke nisur nga pjesa e brendshme e buzëve.
Para se të vazhdoni, vendosni mbi buzë një pecetë kozmetike.
Kur të keni përfunduar këtë veprim, përhapni për së dyti buzëkuqin tuaj, duke e aplikuar me ndihmën e mollëzave të gishtave. Fokusohuni në pjesën qendrore të buzës.
Mbaruat! Shijoni buzët tuaja të reja, mishtore dhe sensuale!








Ëngjëjt me të kuqe të Victoria’s Secret







Hapet restoranti i parë për nudistë në…


Rinoplastika, 7 gjëra që duhet të dini mbi të


