Grupi femëror i popit që ka ndryshuar historinë e muzikës, veshjeve tradicionale, feminilitetit dhe miqësisë së gjeneratës Pepsi kthehet në një shfaqje në Londër që nuk mund ta humbasim.
Por sa e kemi dashur ne? Sa? Spice Girls kanë ndryshuar historinë e muzikës së viteve ’90, dhe me të edhe historinë e kostumeve, feminilitetit dhe miqësisë. Dhe po, sot ato kthehen tek ne me shfaqjen e parë të dedikuar për grupin më popullor pop . Shfaqja mbi Spice Girls arrin në Qendrën e Dizajnit të Biznesit në Islington të Londrës.
Geri Halliwell, Victoria Adams, Emma Bunton, Melanie Brown e Melanie Chisholm ishin një shembull për të gjitha ne (ato që sot janë rreth të tridhjetave), secila kishte të preferuarën e saj, kush kuqalashen Geri, kush misteriozen Victoria, kush sportiven Melanie C…
Ato përfaqësonin grupin tonë të shkollës, më të bashkuar se kurrë, edhe pse shumë të ndryshme mes tyre. Dhe padyshim ishin ikonat referuese për stilin dhe modën (një pyetje që sot na bën të pyesim – por me të vërtetë kemi thënë? Lol).
Victoria Adams, ose tashmë Victoria Beckham
Prej 28 korrikut 2018, një koleksion prej 350 veshjesh origjinale të veshura nga mitiket Spice do të shfaqet në Londër për një muaj. Ka kohë, por filloni të nxirrni nga papafingo, dhe bodrumi ato nallanet e vjetra me ngjyrë, peliçet leopard, chocker (ndoshta ato që ju tashmë keni së fundi?), çantat e shpinës dhe të gjithë repertorin e brezit Pepsi Cola. Për më të rinjtë, madje edhe kukullat me vajzat e Spice Girls. Shkurtimisht, kthimi i viteve ’80 pothuajse mund të quhet i mbyllur me sezonin e dytë të webserisë Stranger Things, dhe tani është momenti i Popit të viteve ‘90.
Geri Halliwell
Emma Bunton
Melanie Chisholm
Vitet kalojnë, ato rriten (ose plaken), si të gjithë ne, së bashku me të gjithë ne. Gjithkush ka marrë rrugën e vet dhe sot çka është më e mira për të festuar 30 vjet sukses dhe hit që e bënë formimin e adoleshencës sonë, nëse jo një shfaqje epike (e cila është gjithashtu një mundësi për të organizuar një fundjavë në Londër)?Koleksionisti Alan Smith-Allison e kishte provuar në Qipro në vitin 2016, por kjo retrospektivë do të jetë diçka që kurrë nuk e kemi parë …
Melanie Brown


Përse të gjithë çmenden për Dubain?

Bëni dashuri me parfumin






Më thuaj si vishesh, të të them çfarë tipi je!


Si të mbroheni nga simptomat e para të gripit?







5 unazat e fejesës më të lakmuara këtë vit

Të gjitha të çmendura pas choker…
