Ekziston një koncept i gabuar se veshje e mirë është vetëm ajo veshje që kushton më tepër. Njerëzit mund ta zvogëlojnë veten në sytë e tyre, nëse zgjedhin të vishen me rroba më të përballueshme për xhepin, dhe presioni shoqëror, në një kohë glamour-i Kardashian-ësh, nuk e përmirëson imazhin e tyre për veten.
Megjithatë, e gjitha është një marifet i mendjes tuaj. Nuk duhet ta boshatisni llogarinë tuaj për t’u dukur bukur dhe “të veshur shtrenjtë”!
Me siguri jeni në dijeni të ndikimit që luan figura juaj në nxjerrjen e një veshjeje bukur, sado e lirë të jetë ajo! Po ashtu, nuk ka rëndësi se e cilës firmë është një veshje; nëse nuk i shkon trupit tuaj, do të ngjajë si një rrobë e huazuar nga mikesha e ngushtë.
Përveç figurës, ka edhe disa marifete që mund t’i përdorni për t’i dhënë një tjetër hije veshjes tuaj! Mos harroni ama, nuk është çmimi ai që e bën veshjen! Nëse keni një rrobë fantastike, të blerë lirë, jeni ju fituesi në këtë mes!
1. Shtojini veshjes aksesorë ari
Nuk është nevoja të shpjegojmë pse! Ari është aset i të pasurve, dhe ngjyra e tij e shkëlqyer e ndryshon tërësisht pamjen e outfit-it tuaj!
Varëse ari, vëthë hoops, një çantë e vogël glamour ngjyrë ari janë detajet që bëjnë diferencën!
2. Hekurosini rrobat deri në perfeksion
Faleminderit mami për këtë mësim të vyer! Sa më të hekurosura të jenë rrobat, aq më të shtrenjta (dhe të reja) duken.
3. Kujdesuni që rrobat dhe këpucët të jenë gjithnjë të pastra
Së pari, kjo duhet të jetë një normë e përditshme e jetës suaj. Nuk mund të duroni t’i shihni veshjet tuaja në gjendje të mjeruar!
Së dyti, mos neglizhoni asnjëherë asnjë veshje, që në momentin që e blini. Paloseni, vendoseni në dollap dhe pas çdo veshjeje kontrollojeni për njolla apo shenja djerse.
4. Kushtojini rëndësi make up-it dhe flokëve
Të gjitha vajzat e dinë që flokët janë gjysma e bukurisë. Mund të keni një veshje të paarritshme, por nëse flokët tuaj nuk janë trajtuar, mundi vendosur në veshje shkon dëm.
Po ashtu, edhe make up-i ka rëndësinë e tij. Nëse nuk ju pëlqen, zgjidhni një look më natyral, i përshtatshëm për përdita. Youtube-i gëlon nga videot e guruve të bukurisë!
5. Vishuni thjesht dhe me stil
Është paradoksale, por një outfit i shtrenjtë nuk kërkon veshje të rënduara! Zgjidhni veshje në ngjyra të mbyllura, të cilat kombinohen bukur edhe me aksesorët prej ari përmendur në pikën 1.
Sekreti i një veshjeje të kuruar qëndron te detajet, dhe detajet e një veshjeje janë aksesorët dhe tualeti. Luani me to!


Më thuaj si vishesh, të të them çfarë tipi je!


Si të mbroheni nga simptomat e para të gripit?







5 unazat e fejesës më të lakmuara këtë vit

Të gjitha të çmendura pas choker…





Si të kombinoni beretën si një pariziene!


