Të gjithë e dimë që për të bukurën kërkohen edhe sakrifica. E njejta gjë vlen edhe për veshjen. Dhe po, lërini dredhitë mënjanë, sepse takat gjithmonë (gjithmonë!) shkaktojnë dhimbje të jashtëzakonshme.
Kështu, mund të dukeni për mrekulli, por nuk jeni duke i thënë të gjitha. Mund të keni ftohtë, mund të keni harxhuar çdo para për rroba (dhimbje më vete…), dhe gjithsesi mbaheni fort. Por, ne sot do t’ju zbulojmë të gjitha gënjeshtrat që thonë ndjekëset fanatike të modës. Disa prej tyre i keni dëgjuar me mijëra herë. Mjafton t’i zbuloni:
1. Këto janë këpucët më të rehatshme që ekzistojnë!
Ndërkohë, po kërkoni si e çmendur për një vend ku të uleni, pasi këmbët i ndjeni teksa marrin flakë nga dhimbja.
2. Nuk i ndjek tendencat…
…por në fakt kaloni orë të tëra në Google për të parë si të kombinohesh si Cara Delevingne.
3. Nuk kam para, kështu që nuk ka asnjë shpenzim për rroba këtë muaj.
E vërtetë, thjesht apasionoheni pas skontove dhe koleksioneve të reja, teksa përfundoni duke marrë borxh tek shoqja e ngushtë.
4. Një çantë 5 mijë dollarëshe është investim, jo harxhim.
Në ëndrrat tuaja ndoshta po, por në jetën reale ajo shumë mbulon shpenzimet për një automjet të thjeshtë.
5. E kam vendosur, këtë sezon do vesh shumë ngjyra!
Dhe në fakt, përfundoni si ‘vdekja’ në çdo event të mundshëm. Pra, zi dhe vetëm zi…
6. Sigurisht, është vetë e gjerë, jo masë e madhe.
Po, mjaftueshëm për të fshehur barkun e fryrë nga ushqimet e shpejta.
7. Nuk kam shumë pretendime…
…thjesht dua dikë të më sigurojë Chanel për gjithë jetën!

Si të kombinoni beretën si një pariziene!



5 trende, 5 VIP-a shqiptarë që i zbatojnë ato!







Tendencat e artit të thonjve vjeshtë-dimër


Çfarë ndodh nëse nuk i lajmë flokët me shampo?

Vishni shtëpinë me nuancat e blusë!


11 shenja që dëshmojnë se e keni shtënë në dorë!

Ju kapëm mat! Nuk po i lani reçipetat sa duhet…


Si po na e dëmtojnë bukurinë smartphone-t?
