Vaji i arës së kokosit është konsideruar si ndër më të rëndësishmit në fushën e trajtimeve të lëkurës. Kemi lexuar me qindra sugjerime mbi përzierjet apo mënyrën se si ta aplikojmë, ashtu sikurse kemi dëgjuar mbi mrekullitë që sjell në rezultate. Dhe ç’është e vërteta, nuk mund ta mohojmë se ka të mira pafund.
Shumë blogere apo yje rekomandojnë më së shumti vajin e arës së kokosit, dhe jo vetëm për lëkurën, por edhe si produktin që ndihmon në reduktimin e peshës. Por, a është vërtetë aq i mirë sa paraqitet? Përgjigja në këtë rast nuk është thjesht një ‘po’ ose ‘jo’…
Fillimisht, duhet të dijmë se përmbajtja e lartë në yndyrna të mira dhe vitaminë E është ideale për riparimin e lëkurës dhe për t’i dhënë asaj shkëlqimin e merituar. Për më tepër, ka veti anti-mikrobiale, çka do të thotë se do të pastrojë fytyrën në thellësi nga papastërtitë me të cilat përballemi gjatë ditës. Por prisni, ky nuk është momenti që të lumturoheni mbi të mirat e vajit të arës së kokosit!
Nëse keni lëkurë me akne apo të predispozuar ndaj problemeve të ndryshme, atëherë vaji i arës së kokosit nuk është për ju. I prirur për të hidratuar dhe për t’i dhënë shkëlqim sipërfaqjes së trupit, ky produkt mund të çojë në zgjerimin e poreve. Me pak fjalë, mbajeni larg nëse lëkura juaj shfaq probleme të kësaj natyre.
Pra, nuk mund të përdorni çka ju serviret si ‘mrekulli’, pa ditur se si do të reagojë tek pamja juaj e jashtme. Ndikojnë me dhjetra faktorë në një përfundim të tillë, ja pse rekomandohet të lexoni më shumë kur vjen puna tek ato çka i konsiderojmë ‘veti’ të produkteve që përdorim. Mend për herë tjetër, apo jo?

Si po na e dëmtojnë bukurinë smartphone-t?



Si të vishni pantallona fluide



Stolitë e Vjeshtës





Flokë super të hidratuar vetëm me…


3 mënyra për të kombinuar pantallonat e kadifesë





Ja çantat e mrekullueshme bordo të kësaj stine
