KreuStil Jetese

Stop torturës: Ja reçipetat perfekte për formën e gjoksit tuaj!

Mos e neglizhoni kurrë pushtetin e një reçipeti të mirë, sidomos në fund të ditës, kur të jeni duke dhënë shpirt nga sikleti i atyre sutjenave që ju zuri dora të parat!

Vajza, ruajeni dhe kujdesuni për gjoksin tuaj, pasi është një nga pjesët më të bukura të figurës femërore.

Edhe djemtë (apo më mirë të themi, sidomos djemtë) bien dakord me këtë!

 

Dilni përpara pasqyrës dhe skanoni gjoksin tuaj. Më pas, referohuni te kjo listë, për të gjetur reçipetat perfekte për “vajzat” tuaja.

 

1. Gjoks “Lindje-Perëndim”

Nëse secili gjoks juaji drejtohet në anë të ndryshme, reçipetat T-shirt si në foto janë për ju. Ato e mbledhin gjoksin tuaj, dhe i japin volumin e dëshiruar nga shumë vajza.

 

2. Gjoks “Binjaket e ndara”

Nëse anët e gjoksit tuaj janë mjaft simetrike, por sërish të ndara dhe të drejtuara në anë të ndryshme të horizontit, zgjidhni reçipetat stil plunge. Duhet vetëm futje në shina për vajzat, dhe jeni gati!

 

3. Gjoks “Këmbanë”

Nëse gjoksi juaj vjen i pakët në krye dhe më i mbushur në vijim, reçipetat full-coverage, pra mbulim i plotë, janë të përshtatshme për ju. Do t’jua sjellin gjoksin aty ku supozohet të jetë.

 

4. Gjoks “Rrumbullak-strumbullak”

Një gjoks i plotë si ai në figurën e mëposhtme nuk ka nevojë për shumë mbështetje, ndaj zgjidhni reçipeta të holla, stil unlined.

 

5. Gjoks “Më i gjatë se i gjerë”

Ashtu si gjoksi nr. 2, edhe ky lloj gjoksi paksa i varur kërkon reçipeta plunge, për ta sjellë atë në formë. Sigurohuni t’i merrni me mbushje në anë.

 

6. Gjoks “Motra, por jo binjake”

Është një problem që shumë femra e kanë, mos u ndjeni keq! Sigurohuni që të merrni reçipeta me mbushje të lëvizsshme, kështu mund të hiqni mbushjen në anën e gjoksit më të madh.

 

7. Gjoks “Pikë loti”

Ky gjoks është ekuivalenti i fytyrës ovale: I shkon çdo lloj reçipeti! Jeni të lira të zgjidhni reçipetin tuaj bazuar vetëm në shijet tuaja.

E dini sa me fat jeni, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF