Nëse e njihni veten tuaj dhe e dini që stili Bohemian është i përkryeri për ju, si në veshje, ashtu edhe në arredim, na lejoni t’ju ndihmojmë!
Ka disa rregulla bazike për të zbatuar këtë stil dekori në shtëpinë tuaj, dhe fatmirësisht, stili Bohemian ka në qendër thjeshtësinë (pavarësisht bollëkut të tij).
Ama, kini parasysh: duhet gjithashtu të keni stilin tuaj personal, jo vetëm të kopjoni projekte nga Pinterest! Individualiteti është çelësi!
1. Miksoni disa stile!
Nuk është as klasik, as modern: është të dyja bashkë, me një dozë etniciteti!
Sa më ekzotike të jenë mobiljet tuaja, aq më mirë. Koha së cilës i përkasin nuk ka rëndësi!
2. Jo mure të thata!
Muret me teksturë janë shenjë dalluese e stilit Bohemian. Mund të jetë letër murale, tekstile, piktura plot ngjyra, caktojeni ju vetë.
Rëndësi ka që muret të jenë të qeshura dhe një ylber i vërtetë.
3. Shtoni jeshillëk
Stili Bohemian qëndron pranë natyrës, ndaj kthejeni shtëpinë tuaj në një serë, apo edhe xhungël, nëse mundeni.
Pse jo, në fund të fundit? Bimët do t’jua filtrojnë ajrin, dhe do të ndiheni më të gjallë e të shëndetshëm se kurrë!
4. Provokoni!
Keni disa zbukurime me dizenjo të pazakontë, në formë kafke, le të themi?
Mos u trembni nga jo-normaliteti, përqafojeni atë! Kthejeni shtëpinë tuaj në një muze etnik, plot dekore ekzotike!
5. SHUMË jastëqe, dhe asnjëri njësoj!
Komforti është shumë i rëndësishëm në stilin Bohemian, ashtu si ngjyrat e dizenjot.
Me anë të këtij stili, ju shpalosni natyrën tuaj, e cila ësht ajo e një njeriu mendjehapur, dashamirës i natyrës dhe botës humane në tërësi, pa paragjykime dhe plot dashuri për të gjithë.

3 mënyra për të fryrë buzët tuaja (pa gjilpërë!)


10 vendet që duhen vizituar në 2018-ën


Kenzo, tani me një koncept të ri për veshjet

10 ide për të kombinuar të verdhën mustardë

Çanta të vogla dhe me stil për vjeshtën 2017












Si të mos dështosh kurrë me veshjet e tua
