Maskat e fytyrës po përdoren gjithnjë e më shumë nga një pjesë e konsiderueshme e njerëzve. Kjo, si pasojë e problemeve të shfaqura në fytyrë, të cilat vijnë edhe si pasojë e ngarkesës së ajrit me papastërti apo ndryshimit drastik të klimës. Kështu, priremi të blejmë maska për përmirësimin e sipërfaqes së fytyrës, ndërsa ekspertët kanë një këshillë të vetme: mos ta teprojmë nëse jemi nën 30 vjeç!
Arsyeja është fare e thjeshtë sipas estetistëve dhe dermatologëve, madje ata japin një shpjegim të thjeshtë. Sipas tyre, në fillimet e të njëzetave lëkura është më e freskët se kurrë, ndërsa qelizat kanë vetinë e rigjenerimit të shpejtë. Maskat ndihmojnë në ushqim, por nëse i merrni të gatshme, kimikatet do ta dëmtojnë origjinalitetin e lëkurës.
Nga ana tjetër, përbërjet natyrale (të përgatitura në shtëpi) reduktojnë në maksimum dëmtimet që mund të sjellin produktet e gatshme, por ekspertët nuk i rekomandojnë shumë. Ata insistojnë në faktin se të ushqyerit e lëkurës në moshë fare të re sjell nevojshmërinë për ta trajtuar vazhdimisht, në një kohë kur nuk është nevoja. Qelizat bëhen ‘dembele’, duke mos u rigjeneruar në mënyrë organike, e kjo do të sjellë probleme dyfish pas të 30-tave…
Kështu, nëse nuk dëshironi të bëni trajtime të njëpasnjëshme pas një moshe të caktuar, më mirë hiqni dorë nga përdorimi i shpeshtë i maskave. Ndonjëherë, ajo çka duket më e mira nuk rezulton aspak e tillë!








Si të mos dështosh kurrë me veshjet e tua



Më thuaj si puth, të të them kush je!




Armani Prive, Alta Moda Vjeshtë-Dimër 2017


Victoria Beckham adhuron veshjet oversize

Tre rregulla për të rritur fëmijë të lumtur

