KreuStil Jetese

Victoria Beckham adhuron veshjet oversize

Impenjimi minimal, rezultat maksimal.  Ja cili është rezultati i një veshje pa të meta nga Victoria Beckham, e cila preferon zakonisht veshjet oversize.

Victoria Beckham veshur me një fund me bel të gjatë, treçereksh me pala, kombinuar me një këmishë të bardhë oversize. Mëngët janë të përthyera deri sipër, mbi bërrylat. Jakë e stilit oriental.

Thjeshtësia e para!
Një tjetër veshje oversize e krijuar me të njëjtën skemë.Këmisha e kaltër bie në sy edhe nga fundi transparent me ngjyrë borgogna. Mengët janë sërish të përthyera, jaka e hapur. Ndryshon fundi (është më i gjatë) dhe palat (më të ngushta), por ideja është e njëjtë: Thjeshtësia për një pamje super elegante!

Fund i lirshëm me këmishë oversize.

Përseri oversize. Në dukje e shtrenjtë dhe shik, por këtë  herë jo dhe aq të balancuara. Victoria Beckham guxon të kombinojë një këmishë oversize me një fund të gjerë dhe me pala,  ngjyrë mente me shkëlqim. Sandale, syze dielli, çanta e dorës janë po aq të rëndësishme sa veshja. Thjeshtësia flet vet.

Fustani oversize

Ky fustan firmato Victoria Beckham,  silueta femërore humbet, por jo eleganca. Zonja beckham së fundmi na jep shembullin se si një fustan oversize i jep fuqi imazhit të një gruaje.

Kostum oversize

I gjatë, i zi dhe i mëndafshtë, kombunar me një palë atlete të bardha për të bërë kontrast. Victoria këtu është në aeroport sëbashku me vajzën e saj Brooklyn Beckham.

Pulovra oversize

Victoria mbetet mbretëresha e elegancës dhe kur vishet casual. Veshur me një poluovër të lështë me ngyrë të bardhë, kombinuar me një fund të zi poshtë gjurit. Çizmet e zeza plotësojnë veshjen. Çfarë bie në sy?Mëngët e fryra nga bërryli dhe poshtë.

Pantallonat oversize

Të gjata,të gjëra,të drejta.Ideja është gjithmonë e njëjtë: Të jënë te hekurosura mirë dhe të kombinuara me një këmishë apo një këmishë oversize.Çantën e mban gjithmonë në dorë, asnjëherë mbi shpatull. Megjithatë, një grua e fuqishme ka gjithe botën nën këmbët e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF