Ju ndoshta ju ka rastisur të djersisni shumë, por a e dini se në disa raste njerëzit djersisin edhe gjak? Dy mjekë kanë ndarë historinë e tyre për trajtimin e një gruaje të re me këtë sëmundje të çuditshme. Studimi i tyre u publikua në Journal Journal of Medical Association. Mjekët thanë që pacientja 21-vjeçare arriti në spitalin e tyre, me gjakderdhje nga fytyra dhe pa asnjë arsye të qartë të dukshme . Vajza u tregoi mjekëve se ajo kishte patur një eksperiencë te tillë, të gjakderdhjes së papritur – por gjakderdhje edhe nga duartt – për rreth 3 vjet. Vajza tha që fillimisht kjo gjakderdhje nuk e kishte shqetësuar edhe aq shumë. Ndonjëherë i ndodhte kur ishte në shtëpi, herë të tjera kur ishte jashtë. Mund ti ndodhte kur ishte zgjuar, por i ndodhte edhe ndërsa ajo flinte. Gjakderdhja shtohej kur ajo ishte e stresuar.
A i krijonte siklet kjo gjakderdhje? Po, aq shume sa për ta bërë të heqë dorë nga jeta e saj shoqërore. Në përfundim, mjekët arritën në një konkluzion që pacientia vuante nga një sëmundje e rrallë e gjakut të quajtur “hematohidrozë” dhe pacientia u trajtua me një medikament të quajtur propranolol. Mjekët nuk e dinë shkakun e vërtetë të “hematohidrozës” thotë Michael Smith, drejtor mjekësor i WebMD. “Por një teori është se një sistem nervor tepër aktiv mund të jetë shkaku – veçanërisht sistemi nervor simpatik, i cili kontrollon shumë funksionet trupore, duke përfshirë dhe djersitjen. Kjo nuk shpjegon gjakderdhjen, por shpjegon pse propranololi, i cili është i njohur për të zvogëluar aktivitetin e kësaj pjesë të sistemit nervor, do të ndihmonte. Mjekët të cilët u morrën me studimin e këtij rasti, vunë re që ky medikament i përdorur pakësoj gjakderdhjen, por nuk e ndali atë plotësisht. Edhe pse nuk u përmënd nga mjekët, ky rast duket i ngjashëm me besimin e krishterë. Disa të krishterë e shohin si diçka shpirtërore gjakderdhjen nga duart, koka dhe vende të tjera në trup, që përputhen me plagët që Jezu Krishti morri në fund të jetës së tij.




Si të jesh mik me ishin tënd (sepse po, mundesh)

Tendencat e grimit Vjeshtë/Dimër 2017 – 2018






Përse nuk e ke gjetur ende burrin e ëndrrave?



12 ide si të arredojmë murin pas divanit




Për Halloween, më bukur motrat Hadid apo Jenner?

Prerjet më të bukura dimërore për flokët e gjatë
