Manikyri është bërë prej kohësh një “must” për dorën e femrës: Thonjtë e bukur nxjerrin në pah elegancën dhe delikatesën e saj, dhe për më tepër, u jep mundësinë zonjushave të shpalosin krijimtarinë e tyre!
Shumë vajza bien dakord me këtë gjë: Sallonet e bukurisë mund të jenë plot me punë tani, por ne jo gjithmonë kemi buxhetin e duhur për ta shpenzuar me manikyre të shtrenjta.
Le të mos e lejojmë këtë problem të vockël të na ndalojë. Merrni manikyrët tuaj të preferuar dhe inspirohuni nga 3 modelet e mëposhtme të manikyrit, të bëra në kushte shtëpie, pa shpenzuar asnjë kacidhe!
Manikyr Monochrome
Niseni duke aplikuar një shtresë manikyri ngjyre alumini, ose dy, në varësi të nevojës.
Mbi këtë shtresë, aplikoni manikyr të zi mat, në 3/4 e sipërfaqes së thoit. Sigurohuni që manikyri të marrë pamje sa më të plotë, ndaj aplikoni 2 shtresa nëse është e nevojshme.
Aplikoni manikyr të tejdukshëm mbi krijimin tuaj, lëreni të thahet dhe voila, keni krijuar një manikyr monochrome!
Manikyr Glamour
Asgjë nuk thotë glamour si e zeza dhe e arta, ndaj pse mos t’I kombinojmë të dyja?
Lyejini thonjtë tuaj në ngjyrë të zezë. Sigurohuni që të aplikoni dy shtresa për ta bërë ngjyrën sa më të thellë.
Mbi këtë manikyr, aplikoni pluhur thonjsh të artë, ose nëse keni manikyr të artë, ngjyeni një copë sfungjer me të dhe prekni lehtë mbi manikyrin e zi, vetëm në majat e thonjve, deri te gjysma.
Përfundojeni manikyrin duke aplikuar manikyr të tejdukshëm, për t’i lidhur ngjyrat bashkë.
Thonj Confetti
Nëse keni një festë ku duhet të merrni pjesë, lëreni festën të ndihet deri në thonjtë tuaj me këtë manikyr!
Aplikoni 2 shtresa manikyri të artë në thonjtë tuaj.
Për confetti-t, zgjidhni cilat ngjyra të dëshironi (ne ju sugjerojmë të zezë, lejla, portokalli dhe bojëqielli), dhe krijoni me ta rrathë të vegjël mbi manikyrin e artë. Mundohuni të jeni të pastër në punën tuaj, që vepra të ngjajë sa më e pastër.
Aplikoni manikyr të tejdukshëm për ta vulosur krijimin!
Nëse nuk doni të aplikoni shumë ngjyra në thonjtë tuaj, mund të krijoni edhe një manikyr të thjeshtë në ngjyrë të artë, me polka dot ngjyrë të zezë.



Si të jesh mik me ishin tënd (sepse po, mundesh)

Tendencat e grimit Vjeshtë/Dimër 2017 – 2018






Përse nuk e ke gjetur ende burrin e ëndrrave?



12 ide si të arredojmë murin pas divanit




Për Halloween, më bukur motrat Hadid apo Jenner?

Prerjet më të bukura dimërore për flokët e gjatë

