KreuStil Jetese

12 ide si të arredojmë murin pas divanit

 

Divani është arredimi kryesor per çdo shtëpi, dhe t’i lësh muret mbi kokë të zhveshur, nuk është një zgjidhje ideale. Për të krijuar një sallon te ngrohtë ka një pafundësi mundësish të dekorimit dhe arredimit. Nga më klasiket dhe të përdorshmet si pikturat dhe raftet, deri te më të rejat dhe orgjinalet. Ka në fakt për të gjitha shijet. Disa janë dekorative, disa funksinale, të tjera lidhin kotësinë me kreativitetin. Kemi mbledhur pak nga të gjitha.

 

Zbuloni 12 idetë për të arreduar murin pas divanit.

Raftet mbartin piktura

Piktura po, por jo të varura. Një nga dekorimet më kreativë dhe origjinale për të arreduar muret pas divanit është një raft i gjatë me thellësi të reduktuar, i përshtatshëm për vendosjen e pikturave dhe fotografive me madhësi të ndryshme. Efekti është me të vërtetë elegant dhe ka përparësinë të të ndryshojë pozicionin sa herë që ua thotë mendja. Jo keq, apo?

Vendosja e argjendarive

Një model klasik që kurrë nuk del jashtë modës do të thotë se muri mbi divan është i mobiluar me një kornizë të vetme të përmasave të mesme dhe të mëdha, krah për krah simetrikisht nga dy llampa. Ideale për ata që duan ta mbushin.

 

Rroftë gjeometria

Nëse ju pëlqejnë raftet, por druani se përdorimi i tyre nuk është origjinal, përgatituni për të ndryshuar mendjen tuaj. Në treg ka forma të pazakonta dhe të ndryshme si këto trekëndore, të përsosura për të krijuar një kombinim aspak banal.

 

Mini mbështetës

Nëse e largoni divanin nga muri të paktën 15 cm, mund të vendosni ose përshtatni një mini konsol me porosi në muret e pasme. Kjo tavolinë, megjithëse e vogël, lejon që të vendosen vazo, libra dhe objekte të vogla dekorative në mur në një mënyrë vërtet origjinale.

 

Fotografi dhe piktura

Zgjedhja më banale? Ose jo ajo më e mira? Një gjë është e sigurt, të vendosni mbi divan pikturat tona të preferuara, të jeni të sigurtë që nuk gabojmë!

 

Orendi tekstile

Trendet e fundit të dekorit në shtëpi duan pëlhura “të varura”tekstile, qilima, dekorime të gërshetuara, ka në të vërtetë për të gjitha shijet. Një zgjedhje origjinale dhe me të vërtetë elegante.

Asgjë,  ose pothuajse

Dhe në qoftë se zgjedhja për të mos e dekoruar murin pas divanit të ishte më e mira? Gjithcka e bardhë po, por boshllëku” rrezikon ta varferojë të gjithe ambientin. Nëse thjesht nuk doni të varni asgjë, vendosni një dekorim në mur me korniza të buta. Efekti është minimal dhe super elegant.

 

Pasqyra, pasqyra

Në dyshim na vendos një pasqyrë. Sidomos nëse është e madhe, antike dhe e përjetshme. Nëse hapësira e lejon, dhuroja ambientit. Një tërheqje bohemiane që nuk zhgënjen.

 

Përzierje me artin

Dhe pse nuk e konsideroni murin prapa divanit si një “kanavacë” të bardhë të madhe që të mbushni me art? Ngjyrat, format, materialet dhe funksionet përzihen dhe japin një rezultat me të vërtetë tërheqës.

 

Libraria në mur

Të mbushësh murin pas divanit me libra është një ide inteligjente. Pak gjëra në fakt dekorojnë si librat, dhe nëse janë në dispozicion të artit dhe mbi gjithë murin. Efekti që jep të lë gojëhapur.

Me letër muri

Ekzaktësisht! Një mënyrë origjinale dhe e lehtë për t’i dhënë sallonit një pamje unike, është mbushja e mureve pas divanit me një letër muri me dizenjime të mëdha.Efekti? Vlerësojeni ju.

Objekte dekorative

Ju pëlqen efekti i varjes së pikturave, por kërkoni idenë që t’i lini miqtë gojëhapur? Pse të mos varni një objekt së bashku me kornizat? Një kokë dreri, një pjatë e dekoruar, një fanar. Ju zgjidhni.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF