Aktorja e njohur hollivudiane amerikano-izraelite Natalie Portman u bë e njohur me rolin e Matildës në filmin “Leon” në vitin 1994 dhe karriera e saj kinematografike ka vijuar me dhjetëra role të suksesshme, madje edhe si një producente.
Edhe pse konsiderohet si një nga portretet më të bukura hollivudiane, Portman ka treguar se ka vuajtur shumë nga aknet në lëkurë. E dini se si ja ka dalë që t’i luftojë e t’i zhdukë njëherë e mirë? Aktorja rrëfen se qëkur u bë vegane ndjeu një përmirësim të dukshëm në lëkurë. Ajo ishte vegjetariane, por qëkur eleminoi nga dieta e saj ushqimore vezën dhe produktet e qumështit nuk ka më irritim e skuqje të lëkurës. Duke eleminuar produktet e bulmetit nga dieta ushqimore, edhe dy personazhe të tjerë të njohur kanë arritur të kenë rezultate: Victoria Beckham dhe Kendall Jenner! Provojeni edhe ju!




6 benefitet e çokollatës së zezë


Në vjeshtë bien flokët (përveç gjetheve)?



Shtëpi alla tropikana

Xhins mbi xhins, dhe loja është bërë…!


Luftoni gripin dhe forconi imunitetin me hudhër!

Si të zbukuroni shtëpinë me kunguj


VIP-at që jetuan një jetë në hotel!




