Dietat ushqimore janë ato që na tërheqin më së shumti kur vjen puna tek humbja e kilogramëve të tepërt. Përpos përzgjedhjes së duhur të ushqimit, ajo çka kërkohet më së shumti është edhe ushtrimi i aktivitetit fizik, por le ta pranojmë: jo çdokush mundet të ndjekë me përpikmëri ‘rregulla’ të tilla. Kështu, ndodh të shkelim regjimin ushqimor, duke mos ndihmuar aspak në humbjen në peshë. Kjo, edhe për shkak vakteve të ndërmjetme që konsumojmë gjatë orëve të ngarkuara të punës apo veprimtarisë të shumtë ditore. Por, pikërisht këto vakte të ndërmjetme mund të shërbejnë si faktor kyç në largimin e peshës së tepërt, nëse ju filloni të bëni zgjedhje të zgjuara:
Proshutë gjel-deti dhe mustardë
Kjo lloj proshute mund të ketë 10 gram proteina në përmbajtje, por vetëm 60 kalori, çka e bën një ndër ushqimet më të preferueshme për vaktet e ndërmjetme. Nga ana tjetër, mustarda është e varfër në kalori, çka do të kontribojë më së miri në shije, pa ju rënduar stomakun.
Kokoshkat
Edhe nëse i bleni të gatshme apo i përgatitni vetë në mikrovalë, kokoshkat janë të pasura me fibra dhe shumë pak kalori. Si për të mos mjaftuar kjo, janë burim i jashtëzakonshëm i vitaminës B12, çka ndihmon në djegien e kalorivë dhe rritjen e mirqënies së metabolizmit.
Tost me gjalp kikiriku
Gjalpi i kikirikut është i pajisur me yndyrna të shëndetshme, ashtu sikurse përmban proteina, të cilat organizmi i përdor për ndërtimin dhe plotësimin e muskujve. Me pak fjalë, një zëvendësues i mirë i disa orëve palestër!
Një lugë çaji kokrriza çokollate dhe një dorë kikirika
Kikirikat do të ndihmojnë që të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë, ndërsa çokollata do t’ju falë shijen e ëmbël që do të bëjë t’ju mbajë larg konsumimit të mëtejshëm të kikirikave. Kështu, nuk do të nevojitet të konsumoni më shumë kalori gjatë pjesës së mbetur të ditës…
Fara susami dhe stika
Një kombinim i tillë rekomandohet për parandalimin e mbi-ngrënies. Farat e susamit do të shërbejnë për shijen perfekte (si pasojë e pasurimit me vitamin C), ndërsa stikat kanë në përmbajtjen e tyre një amino-acid që shërben si rregullator i nivelit të gjakut gjatë aktivitetit.



6 benefitet e çokollatës së zezë


Në vjeshtë bien flokët (përveç gjetheve)?



Shtëpi alla tropikana

Xhins mbi xhins, dhe loja është bërë…!


Luftoni gripin dhe forconi imunitetin me hudhër!

Si të zbukuroni shtëpinë me kunguj


VIP-at që jetuan një jetë në hotel!





Përfitimet nga terapia antistres e thurjes!
