KreuStil Jetese

Nga pasarela ne trupin e Kim: ja tendenca e re e vjeshtës!

Nuk është aspak çudi nëse veshjet e pasarelave ju mrekullojnë kur i shihni të ekspozuara gjatë shfaqjeve të modës, por nga ana tjetër e gjeni krejt të paperceptueshme të adaptoni të njejtin stil në përditshmëri. E tillë ka qenë edhe tendenca më e re për pranverën e 2018, ku dallohet qartazi kombinimi i bluzave apo xhaketave me pantallona të shkurtra pak sipër gjurit, ngjitur pas trupit. Një risi e tillë spikati në pasarelën e Off-White, Dolce&Gabbana, Dion Lee etj. Në dukje e pamundur për t’u veshur në jetën e përditshme, Kim Kardashian vërteton krejt të kundërtën.


Kim kishte zgjedhur këtë herë të mos eksperimentonte shumë me ngjyrat, duke kombinuar një bluzë gri me mëngë të gjata në pjesën e sipërme me pantallona të zeza, si ato të lartpërmendurat. Çka dallonin më shumë ishin çizmet e po së njejtës ngjyrë, të gjata deri në afërsi të gjurit. Një stil i tillë mesa duket funksionon më së miri si tendenca më e re e kësaj vjeshte, edhe pse firmat më në zë të modës e ekspozuan për koleksionin e pranverës së vitit të ardhshëm. Por, si jo rrallë herë, Kim sjell plot risi kur vjen puna tek veshjet. Po ju, do ta provonit një kombinim të këtij lloji?