Në vjeshtë-dimrin 2017 shpërthen edhe një herë mania totale e xhinsit. Sepse xhinsi dihet që është i rehatshëm, praktik, rastësor, i gjithanshëm. Dhe në versionin xhins plus xhins, është shumë magjepsës. Kështu një pallto e gjatë deri në kyçin e këmbës mbi pantallona slim-fit dhe këmisha me prerje mashkullore, nga xhaketa me prerje të shkurtër në funde me një shije të cilësisë së mirë, një minifustan nga një linjë e gjerë e kombinuar me një xhaketë casual-chic.
Gjithashtu është e pamundur t’i rezistosh pastaj nje palltoje me qime rreth qafës dhe në fund të mëngëve, e kombinuar me mom jeans, një fustan-këmishë e prerjes bon ton në kombinim me bluza me kapucë (hoods) të linjave të buta dhe pantallona të gjera e paliceta me xhaketë të gjatë. Dhe nëse doni të guxoni, plotësoni pamjen me këpucë dhe çantë xhins. Sa i përket larjes, liria e plotë e zgjedhjes: e barabartë ose e ndryshme nga pëlhura, ajo që ka rëndësi është ndeshja, e cila është e përsosur. Pra, ia vlen, duke luajtur dhe duke u argëtuar me kombinimet më të ndryshme.
Jeni gati të provoni?
Calvin Klein
Ndër të parat firma që përqafoi një tendencë të tillë është edhe e famshmja Calvin Klein, që paraqiti më së miri modelin shins mbi xhins. Kombinimi i pantallonave dhe xhaketës të së njejtës material e ngjyrë, ishte kryefjala e koleksionit për sezonin aktual e atë të ardhshëm të këtij viti.
Christian Dior
Nëse nuk keni guxim të provoni të veshurit këmishë xhins dhe pantallona të po së njejtit lloj, atëherë Dior ja u lehtëson punën më shumë nga cc’mund ta imagjinoni! Marka e preferuar e Rihanna-s e ka përqafuar më së miri një tendencë të tillë, duke u renditur e dyta në listën e markave favorizuese të xhinsit për këtë vit.
Marc Jacobs
Kur folëm për kombinimin e këtij materiali me pellush, në mendje na shkoi menjëherë Marc Jacobs. Ndryshe nga konkurrentët e lartpërmendur, Jacobs krijoi këtë herë një varietet në stil, duke ndërthurur xhinsin me fijet e pellushit në brendësi. Gati për dimrin e ftohtë?!
Sacai
Sacai solli ekstravagancë dhe vetëm ekstravagancë! Kombinimi i masës ‘over-size’ në veshjen e sipërme me xhinset plot detaje dizenjosh, ishte ajo çka spikati më së shumti në pasarelë për këtë sezon. Edhe pse për shumë mund të duket e ekzagjeruar, të çmendurit pas stilit mendojnë krejt të kundërtën…!


Luftoni gripin dhe forconi imunitetin me hudhër!

Si të zbukuroni shtëpinë me kunguj


VIP-at që jetuan një jetë në hotel!





Përfitimet nga terapia antistres e thurjes!

Të thurësh shtëpinë

Eleganca e këmishës së bardhë


Hej, hej…. e ardhmja është emocionuese



Evolucioni i flokëve të Swift në vite!


