KreuStil Jetese

20 sugjerimet më të mira për paraqitjet e vjeshtës!

I vetmi element emocionues i vjeshtës është stili, që ndërron totalisht për këtë sezon. Pa nevojën e rrobave të shumta, kombinimi mes bluzave e xhaketave, fundeve e getave, çizmeve e pellusheve përsipër çdo veshje, janë ato që na angazhojnë edhe më shumë më gjeseve apo pasditeve të shpenzuara me miqtë. Kështu, bota e modës na orienton fare mirë drejt tendencave të reja, duke na inspiruar për blerjet në vijim apo menaxhimin e garderobës aktuale. Nëse këtë herë e kuqja ishte kryefjala e këtij muaji, me siguri keni kontrolluar nëse dispononi diçka të tillë në koleksionin e veshjeve.

Kjo vjeshtë ka sjellë në qendër të vëmendjes gjysmë çizmet me pak takë, të cilat gjejnë përdorim me funde ose pantallona. Shallët e vegjël të lidhur fort pas qafës po i shohim pothuajse kudo, ndërsa nuk mbeten pas xhaketat, favoritet për ditët e freskëta. Rikthimi tek xhinset mbetet i pazëvendësueshëm, por orientimi tek tutat po vjen gjithnjë e më shumë si një tendencë e parezistueshme. Për mbrëmje apo për në zyrë, ky sezon sjell paraqitjet më të parezistueshme, në çdo ditë të javës. Klikoni në galeri për 20 sugjerimet më të mira, të cilat do t’ju inspirojnë për kombinimet në vijim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF