Ndonjëherë kremrat antirrudhë jo vetëm që janë tepër të kushtueshëm, por kanë në përmbajtjen e tyre edhe përbërës të cilët na shkaktojnë alergji lëkure. Ju këshillojmë maskat natyrale, të lehta për t’u përgatitur në kushtet e shtëpisë dhe mjaft ekonomike!
Mundohuni të gjeni kohë e t’i aplikoni disa herë gjatë javës, maskat natyrale kanë nevojë për kohë për të shfaqur rezultatet! Për benefitet e lëkurës suaj përgatitni këto maska:
Përbërësit: një gjysmë avokadoje dhe 3 lugë vaj ulliri. Priteni avokadon në gjysmë dhe hiqini bërthamën nga brenda. Merrni gjysmën e frutit, vendoseni në një tas dhe filloni ta shtypni atë me një pirun. Gradualisht shtoni vajin e ullirit dhe përziejeni derisa të merrni një krem homogjen. Aplikoni kremin me gishtërinj, butësisht në fytyrë. Mbajeni për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Rekomandohet të aplikohet 3 herë në javë.
Përbërësit: 2 karota, lëngu i një gjysme limoni, 3 lugë kos natyral. Lajini, qerojini dhe pritini karota në copa. Përdorni një blender për të marrë një krem homogjen. Gradualisht shtojini lëngun e gjysmë limoni dhe 3 lugë kos. Përziejini mirë derisa të merrni një masë si brumë që do të përdoret si një maskë. Aplikojeni në lëkurë me gishta duke masazhuar mirë. Mbajeni për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Rekomandohet të aplikohet 2 ose 3 herë në javë.
Përbërësit: një gjysmë kastravec, një lugë me lule kamomil. Lani, qeroni dhe priteni gjysmën e kastravecit në copëza. Ndërkohë, në një gotë me ujë të valuar shtoni lugën me lule kamomili. Sapo të ftohet, shtoni copat e kastravecit dhe lëreni për disa minuta. Vendoseni në blender derisa të merrni një përzierje homogjene. Le të qëndrojë në frigorifer për rreth 10 minuta, në mënyrë që kjo maskë të bëhet sa më e freskët për lëkurën tuaj. Mbajeni 15-20 minuta dhe aplikoni 2-3 herë në javë.


Proteina, miti dhe realiteti






Tendencat e syzeve optike nga pasarelat!




Susami, çelësi i bukurisë dhe lëkurës rinore!



Një make up i shpejtë për në shkollë


7 mite të pavërteta mbi dietat!


