Sa herë mendojmë për vajin e arganit, në mendje na vjen imazhi i flokëve të yndyrshme. Por, nga ana tjetër, përmbajtja e lartë vajore në produktet kozmetike po shërben gjithmonë e më shumë në të mirë të lëkurës. Kështu, ekspertët zbulojnë pesë arsye pse duhet ta përdorim vajin e arganit për lëkurën:
Fillimisht, duhet ta kemi të qartë se ky lloj vaji është i pasur me lëndë të përfitueshme, siç janë antioksidantët, vitamina E, aminoacidet linoleik, si dhe acidet yndyrore omega esenciale. Kjo, sipas estetistëve, është çelësi i ushqyerjes së lëkurës.
Do të ndihmojë në hidratimin e lëkurës super të thatë, nëse keni një të tillë. Faktorët anti-inflamator do të eleminojnë rrjepjen apo zonat e kuqe të sipërfaqes. Gjithashtu, shërben si balancues i yndyrës së prodhuar nga lëkura, duke ekuilibruar nivelet e prodhimit të sebumit.
Nuk do të bllokojë poret; përkundrazi. Do të parandalojnë shfaqjen e akneve, ashtu sikurse vitamina E do të shërojë çdo problem të kësaj natyre. Duhet ta dini që është ideali për lëkurat shumë të ndjeshme.
Është perfekti për parandalimin e plakjes, si pasojë e vetisë për reduktimin e ndikimit të lëkurës nga rrezet ultra-violetë.
Nuk do ju duhet të shpenzoni para të tepërta, pasi është i përshtatshëm për ditën dhe natën. Pse të blesh dy, kur mund ta kesh në një?!


Susami, çelësi i bukurisë dhe lëkurës rinore!



Një make up i shpejtë për në shkollë


7 mite të pavërteta mbi dietat!




6 rregullat e bukurisë nga grimieri i Beyonce!

Lëkurë në zyrë? Këtë sezon, më shumë se kurrë!







