Ndoshta, keni parë shenjat e para të rrudhave në fytyrë, e të gjithë e kuptojmë se kjo nuk është një eksperiencë e këndshme. Natyrisht që lëkura ka nevojë për ushqim, dhe është pikërisht kjo arsyeja pse preferohet përdorimi i maskave të ndryshme. Favorite janë përgatitjet me bazë natyrale, pa kimikate të shtuara apo lëndë artificiale. Frutat janë burimi më i mirë për përgatitje të këtij lloji, e kemi folur jo pak mbi këtë temë. Këtë herë, meqënëse po shijojmë sezonin e shtatorit, ju paraqesim maskën me bazë rrushi, për lëkurë sa më rinore e të freskët. Tashmë, nuk keni pse t’i trembeni më rrudhave, e pse jo, ndoshta nuk do t’ju duhet të mendoni që tani mbi blerjen e kremrave…
Merrni disa kokrra rrush dhe qerojini nga lëkura. Shtypini deri sa të formohet një masë e trashë, në formën e puresë. Shtoni dy lugë gjelle kos të thjeshtë dhe përziejini deri sa të formohet një masë të njëtrajtshme. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni me 15 minuta. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

7 mite të pavërteta mbi dietat!




6 rregullat e bukurisë nga grimieri i Beyonce!

Lëkurë në zyrë? Këtë sezon, më shumë se kurrë!











Grimi perfekt për vajzat me sy të kaltër!


