Kreativiteti në fushën e modës nuk mungon nga ana e stilistëve, e tendencat më të reja të sezoneve të caktuara i shohim të ekspozuara në pasarelat e javëve të modës në vende të ndryshme të botës. Nga ana tjetër, jo çdo trend është i arritshëm nga të gjithë për arsye ekonomike, por edhe për çështje stili. Kështu, zgjedhim të kombinohemi në bazë të stilit personal, edhe pse kjo ndonjëherë kthehet në monotoni.
Kjo është arsyeja pse shpesh kërkojmë të sjellim risi me paraqitjen tonë, duke tentuar të bëjmë edhe më shumë blerje të rradhës. Ndërkohë, me aq sa kemi në garderobë, mund të krijojmë më shumë nga ç’e imagjinojmë. Bella Hadid këtë herë na ka mësuar se një bluzë-tutë sportive mund të shërbejë fare mirë si mini-fustan për një mbrëmje ndryshe nga të tjerat. Nëse dëshironi komoditetin, por parapëlqeni ta ndërthurni atë me stilin, atëherë Hadid ju jep një sugjerim të këtij lloji. Bella u pa me këtë veshje në rrugët e New York-ut mbrëmjen e djeshme, e kjo tërhoqi vëmendjen e ekspertëve të modës. Më poshtë do të gjeni imazhin e plotë. A do guxonit të provonit diçka të tillë?

Grimi perfekt për vajzat me sy të kaltër!










Këtë pjesë të trupit nuk e lajmë sa duhet!




Duke pirë kafe, mund të jetojmë më gjatë?


Pjalmimi: Bukuria dhe çelësi i jetës

Si të aplikoni buzëkuqin në mënyrë të përsosur!

