Kafeja është kaq e mirë sa supozojmë se mund të na vrasë? Nuk është kështu, të paktën, sipas dy studimeve të reja të botuara në Annals of Internal Medicine, në fakt kafeja mund të na ndihmojë të jetojmë më gjatë.
Studimi i parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegji Imperial në Londër, me autor Neil Murphy zbulon se, konsumatorët e kafes kanë më pak gjasa të vdesin, sesa ata që nuk konsumojnë kafe. Në mënyrë më specifike, ata që konsumojnë kafe, janë më pak të rrezikuar nga vdekja e hershme për shkak të sëmundjeve që lidhen me sistemin e tretjes dhe kancerit të mushkrive te burrat. (Studimi u zhvillua tek 521.000 europianë për rreth 16 vjet.)
Një studim i dytë i kryer nga Universiteti i Kalifornisë Jugore zbuloi se, personat që pijnë nga një deri në gjashtë filxhan kafeje në ditë, ulin rrezikun e vdekjes së hershme, ndërsa konsumatorët e kafesë që janë të sëmurë me kancer, sëmundje zemre, që vuajnë nga probleme kronike me frymëmarrjen dhe ata që vuajnë nga veshkat, kanë më pak gjak të vdesin sesa ata që nuk konsumojnë kafe. (Studimi u krye tek 180.000 njerëz me ngjyrë për rreth 16 vjet).
Mos e kuptoni këtë si një porosi për të konsumuar kafe pafund – madje as studimi nuk e lidh pirjen e kafesë me faktin se do të jetoni më gjatë, por të paktën nuk do t’ju vrasë, dhe ky është mjaftueshëm një lajm i mirë tani për tani.


Pjalmimi: Bukuria dhe çelësi i jetës

Si të aplikoni buzëkuqin në mënyrë të përsosur!







Arredimi perfekt? Sipas shenjës suaj zodiakale!




Smokey, tendenca e grimit të syve për vjeshtën!


Momentet më kulminante të veshjes në VMA 2017!

Si të jesh në formë perfekte pas pushimeve!


