Folëm për prejardhjen e emrit ZARA, ashtu sikurse thamë se ishte emri më i kërkuar në Google ndër dyqanet e veshjeve për 2017. Edhe pse kuriozitete të këtij lloji tërheqin shpesh vëmendjen, ka ardhur momenti të flasim për diçka më konkrete. E ku ka temë më të prekshme se vetë koleksioni i limituar i ZARA-s? Po, ‘i limituar’ mund t’ju ketë shkaktuar panik, por ne e kemi zgjidhjen për ju.
Mbani vesh mirë, sepse çizmet sipër gjurit rikthehen dhe njëherë si tendencë e këtij sezoni. Si për të mos mjaftuar kjo, xhinset unike me printimin “I Choose Art” në anë mund të bëhen tuajat vetëm falë emrit më të dëgjuar në industrinë e modës. Po sikur t’ju themi se tashmë mund të keni pjesë të garderobës një çantë të zezë në formën e një qenushi? Ashtu sikurse për të gjithë të dashuruarit pas grisë metalizato, ZARA ofron jo pak, nëpërmjet artikujve të ndryshëm. Shfletoni galerinë për t’u njohur me koleksionin e limituar të ZARA-s, i cili do të pasurojë paraqitjen për një vjeshtë plot stil!


Arredimi perfekt? Sipas shenjës suaj zodiakale!




Smokey, tendenca e grimit të syve për vjeshtën!


Momentet më kulminante të veshjes në VMA 2017!

Si të jesh në formë perfekte pas pushimeve!








Maska ideale e natës për fytyrë të yndyrshme!


Kim Kardashian zbulon fondotintat e preferuara!
